Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

105 vjetori i formimit, Demiraj: Policia ka një betejë të fortë për të fituar

Postuar: 13/01/2018 - 12:28

Ish- ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj reagon në lidhje me rastin e 105 vjetorit të Policisë së Shtetit.

Demiraj shkruan se sot policia shqiptare ka nevojë të depolitizohet, te përmirësojë infrastrukturën e saj, pagat, pajisjet, burimet e njerëzore dhe jo propagande boshe dhe shfaqje televizive qe si sherbejne misionit te saj.

Reagimi i Dritan Demiraj

Sot është 105 vjetori i themelimit të Policise së Shtetit, një prej institucioneve më të rëndesishme që ka shërbyer për të garantuar sigurinë, rendin dhe paqen e brendshme të shoqërisë sonë.

Së pari dua të shpreh mirënjohjen pakufi për të gjithë ata oficerë të policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Nderim për mijëra punonjës policie për të gjithë kontributin e dhënë në dekada.

Policia e Shtetit ka kaluar në faza arritjesh dhe dështimesh të mëdha. Sot policia shqiptare ka një sfidë te madhe për të kontrolluar territorin, në mënyrë më të integruar dhe me standarte perendimore. Sot policia shqiptare ka nevojë të depolitizohet, te përmirësojë infrastrukturën e saj, pagat, pajisjet, burimet e njerëzore dhe jo propagande boshe dhe shfaqje televizive qe si sherbejne misionit te saj.

Sot në 105 vjetorin e saj, Policia e Shtetit, ka një betejë te forte për të fituar me familjet mafioze, krimin e organizuar dhe trafikantët e lëndëve narkotike. Padyshim qe kjo e fundit eshte një ndër njollat më të rënda që i është vendosur asaj nepermjet përfshirjes se një numri te madh efektivesh drejtues se policise në trafikun e lëndëve narkotike gjatë viteve të fundit.

Pavarësisht vështirësive në të cilat ajo ka kaluar, kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe lind nevoja qe kete fenomen te paprecedente ta çrrënjosim nga Policia e Shtetit në mënyrën me të shpejtë dhe të vendosur. Tashme shenja e pare u dha duke filluar me drejtuesit me te larte te saj.

Te nderuar kolege te Policise se Shtetit!
Ju do të keni gjithmonë mbështetjen time morale dhe profesionale për arritjen e sukseseve të reja. Ju uroj gezuar festën të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe famikjeve Tuaja qe ju mbeshtesin cdo dite. DD. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 15:28

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili ka denoncuar spitalin e Peshkopisë dhe mjekun që sipas tij është bashkëshorti i deputetes së PS Almira Zebi Xhembulla.

Postuar: 23/09/2018 - 15:16

Një operacion antidrogë është zhvilluar sot në Athinë, në banesën e një çifti shqiptarësh, ku jan

Postuar: 23/09/2018 - 15:07

Tre shqiptarë mes të cilëve një femër janë arrestuar nga policia greke.

Postuar: 23/09/2018 - 14:31

Një i ri shqiptar, vetëm 22 vjeç, është përplasur për vdekje në një nga rrugët e Floridës në

Postuar: 23/09/2018 - 14:15

Remzi Çaushaj është 51-vjeçari i cili disa ditë më parë qëlloi për vdekje të dashurin e vajz

Postuar: 23/09/2018 - 13:57

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë së Pukës, pasi gjatë kontrollit në banesë, efektivët k

Postuar: 23/09/2018 - 13:47

Kontrolle dhe inspektime blic në të gjithë burgjet e vendit janë zhvilluar nga Drejtoria e Përgji