BREAKING NEWS

Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin tonë. Njihuni me parashikimin e motit për datën 9 Gusht

Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i plagosur, policia zbardh detaje të reja

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe autori, të dy blegtorë, ja si nisi sherri

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe
x
BREAKING NEWS

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me thikë, kush është viktima

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me
x
BREAKING NEWS

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave, kryeministri nuk përgjigjet

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave,
x
BREAKING NEWS

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së
x

Aktualitet

12 orë në humnerë/ Zbardhen detajet e rënda, nxirret efektivi i Policisë që ra gjatë kontrolleve për kanabis. Pritet helikopteri për ta sjellë me urgjencë në Tiranë. Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

12 orë në humnerë/ Zbardhen detajet e rënda, nxirret

Shefi i patrullës së policisë së Shkodrës Rrok Frroku është nxjerë pas 12 orësh nga humnera ku kishte rënë në fshatin Shosh të Dukagjinit teksa po kryente kontrolle për parcela me kanabis.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 12:00 në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin. Gjatë kontrollit në terren për parcela kanabisi, Frroku, 54 vjec është rrëzuar në humnerë për shkak të terrenit mjaft të vështirë.

Me datë 27.05.2022, rreth orës 12:00, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin gjatë kontrollit në terren, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, njëri nga efektivët e grupit të kontrollit, konkretisht Nënkomisar Rr. F., 54 vjeç, si pasojë e terrenit mjaft të thepisur, është rrëzuar dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë, shtetasi Rr. F. ka marrë lëndime të shumta në trup.

Shërbimet e Policisë dhe disa grupe të RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet mjekësore pranë Spitalit Rajonal Shkodër, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë Shkodër, pas 12 orë përpjekjesh, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga humnera të efektivit të Policisë, deri në një pikë ku mund të ulet helikopteri apo të bëhet tërheqja e tij me litarë, me qëllim transportimin e tij drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore.

Ekipi i urgjencës mjekësore i ka dhënë ndihmën e pare oficerit të Policisë dhe po e mban nën monitorim, së bashku me shërbimet policore, deri në mbërritjen e helikopterit, pasi transportimi i mëtejshëm nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore është i pamundur, për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti deri në vendin ku aktualisht ndodhet punonjësi i Policisë i dëmtuar, është 6 orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë, të punonjësit të Policisë.