
Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

“Nisi me Dakon, por...”/ Kreshnik Spahiu ‘plas’ deklaratën e fortë dhe zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

“Shumë shpejt Dako do lërë qelinë”/ Eksperti Karamuço bën paralajmërimin e fortë: Ja pse ish-kryebashkiaku nuk i plotëson kriteret për...

Arian Curri zbulon skenarët që po luhen në prapaskenë: Pse ambasadorja Yuri Kim nuk reagoi për arrestimin e Vangjush Dakos

Mbledhja e tensionuar në Kryesinë e PD-së, Jorida Tabaku merr vendimin e papritur

Zhvillimet e bujshme në vendin tonë, Artan Hoxha tregon 5 çështjet e bujshme që Ambasada Amerikane ka në sitë: Janë personazhe të shumë të rëndësishëm

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në banesa të pa legalizuara, banorët zotohen duke iu marr ‘hak’ ndaj politikanëve: Do bojkotojmë zgjedhjet, nëse nuk na...

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Mars 2023
Prej mëse 26 vite 132 familje në zonën e Ish-Divizionit Ushtarak në Shkodër do të bojkotojnë zgjedhjet si pasojë e mos legalizimit të banesave të tyre.
Banorët shprehen se çdo vit elektoral nga politikanët iu premtohet legalizimi i banesave, pirëpo deri tani ende asgjë konkrete.
Në një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Shkodrës, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Shkodër, si edhe kryebashkiakut Bardh Spahia, banorët theksojnë se kanë blerë këto objekte në vitin 1997, por nuk disponojnë asnjë lloj dokumenti, pavarësisht se kanë paguar të gjitha taksat e bashkisë.
Kërkesa e banorëve të Ish-Divizionit Ushtarak në Shkodër:
Drejtuar:
Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali/ Drejtuese Politike e PS për Qarkun e Shkodrës
Partisë Socialiste, Shkodër
Partisë Demokratike, Shkodër Kryebashkiakut Bardh Spahia / Kandidat i PD për Bashkinë Shkodër
Deputetit, Benet Beci, / Kandidat i PS për Bashkinë Shkodër
Jemi 132 familje që banojmë prej 26 vitesh, në territorin e Ish-Divizionit Ushtarak në Shkodër. Si të gjithë shqiptarët, edhe ne, erdhëm nga zona të ndryshme të veriut, për një jetë më të mirë dhe kemi blerë objektet dhe tokat e zëna forcërisht në vitin 1997, nga persona të tjerë. Shumica prej tyre (godinave) ishin të shkatërruara dhe tëdjegura Godinat i përshtatëm për banim dhe kemi harxhuar të gjitha kursimet e jetës për t’i bërë të jetueshme.
Në total jemi 132 familje. 26 familje jetojmë në ndërtesën dykatëshe të Ish-Komandës së Divizionit, 45 familje jetojmë në ish-fjetore dhe magazina të Ish-Divizionit, 20 familje kanë ndërtuar shtëpi të reja në tokat e lira përmes banesave ekzistuese. Po në këtë territor, 41 familje ushtarakësh u strehuan nga qeveria në objektet që u ndërtuan për kosovarët, në vitin 1999.
Prej 26 vitesh, asnjë familje, nuk ka asnjë lloj dokumenti pavarësisht se kemi paguar të gjitha taksat e bashkisë: ujë drita e çdo detyrim tjetër. Në të gjitha fushatat na është premtuar nga deputet e kandidat bashkie, por gjithçka ka mbetur në kuadrin e fjalëve.
Ne, tani dy muaj përpara zgjedhjeve kemi vendosur unanimisht që asnjë nga familjet tona dhe as të afërmit tanë, nuk do të marrim pjesë në votimet e 14 Majit. Do të vazhdojmë dhe rrugën e protestave dhe të gjitha format e kundërshtimeve derisa të na jepet zgjidhja për të na privatizuar dhe legalizuar shtëpitë tona. Theksojmë se kemi 26 vite që jetojmë këtu dhe Kushtetuta e Shqipërisë thotë qartë:
Neni 169
Personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzetë vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj.
Ne kërkojmë dokumentet për shtëpitë tona, sepse jemi shqiptarë dhe meritojmë të drejtat që na jep Kushtetuta e vendit tonë. Përndyshe më 14 Maj në qendrat e votimit 263 263/1 dhe në qendrat e votimit 316 316/1dhe 316 /2 nuk do të ketë votues të asnjë spektri politik.
Presim të na zgjidhet problemi ynë jetik.
Faleminderit!
Banoret e 132 familjeve të Ish-Divizionit, Shkodër
Më të lexuarat


Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit nga SPAK, gazetarja Llabani zbardh detaje të reja rreth hetimit: Ka pasur materiale të sjella nga SHBA-ja për Dakon, ja pse vendimi ndaj tij është i vonuar

“Jam akullore, i shikoni këto duar, s’më përballon dot njeri”, si mbrohej dikur Vangjush Dako kur akuzohej për korrupsion dhe lidhjet e tij grupin kriminal

“Ka një javë që flitet për arrestimin e Dakos”/ Eksperti Karamuço zbulon si rrodhi informacioni nga SPAK

“Shumë shpejt Dako do lërë qelinë”/ Eksperti Karamuço bën paralajmërimin e fortë: Ja pse ish-kryebashkiaku nuk i plotëson kriteret për...

Zhvillimet e bujshme në vendin tonë, Artan Hoxha tregon 5 çështjet e bujshme që Ambasada Amerikane ka në sitë: Janë personazhe të shumë të rëndësishëm

“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Dako nuk u shpall fajtor sot”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Nuk ishte rastësi arrestimi i tij

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

Habit gazetari, i del në mbrojtje Vangjush Dakos: Ja kush duhet të shkojë në burg

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori
