BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë menjëherë në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit
x

Aktualitet

15-vjeçarja që po lufton me vdekjen u nis drejt Turqisë, kryeministri Rama i jep lajmin e mirë familjes

15-vjeçarja që po lufton me vdekjen u nis drejt Turqisë,

Kryeministri Rama ka reaguar pas nisjes me urgjencë për në Turqi të vajzës 15 vjeçare nga Fushë Kruja

Edi Rama shkruan në një postim në Facebook se të gjitha shpenzimet për kurimin e saj do t’i mbuloje qeveria.

“Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri”, shkruan kryeministri Rama.