BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Aktualitet

17 persona të dyshuar me koronavirus në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë tregon rezultatet, thirrje qytetarëve që kanë ardhur nga Italia: Rrini të ‘mbyllur’ në shtëpi. Janë vlerësuar 3500 raste

17 persona të dyshuar me koronavirus në Shqipëri, ministria e

Në një tjetër deklaratë për mediat Task-Forca ka treguar situatën në Shqipëri. Specialistja e ISHP-së Eugena Tomini, u shpreh se 17 persona ishin të dyshuar se mund të kenë qënë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, por të gjitha rastet kanë rezultuar negative.

“Kemi zhvilluar analizat për 17 raste me koronavirus në Shqipëri, kryesisht qytetarë të rikthyer në atdhe dhe kanë shfaqur shenja temperature. Ka rezultuar se asnjëri prej këtyre rasteve nuk është i prekur me koronavirus.

3500 udhëtarë kanë ardhur në Shqipëri javët e fundit nga zonat ku është shfaqur virusi në Itali dhe shtete të tjera. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë temperaturë apo shenja të tjera, të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë me urgjencën. Ne kemi karantinë gati nëse do të ketë persona të prekur, e cila nuk ndodhet në QSUT”, – u shpreh Eugena Tomini.

Po ashtu, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Tomini iu bëri thirrje qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë, por që nuk kanë shenja të këtij virusi, të vetëkarantinohen për një periudhë të caktuar, ndërsa ata që shfaqin simptoma dyshuese, të telefonojnë pranë numrit 127.