BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Aktualitet

2 raste me Covid në Krujë/ Burri i laborantes së Shëndetit Publik përplaset me policinë, nuk pranon të...

2 raste me Covid në Krujë/ Burri i laborantes së Shëndetit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.Nga 20 raste, 2 ishin në rrethin e Krujës të cilët janë dy kontakte familjare të rasteve të djeshme.

Një prej të infektuarave mësohet se është punonjëse laborante e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Krujë.

Mundësia që të jetë infektuar nga tamponët përjashtohet pasi bëhet me dije se ajo nuk ka qenë asnjë ditë në terren për të marrë kampione.

Sakaq edhe për faktin se analizat e tamponeve nuk bëhen në Krujë por në Tiranë. Ndërkaq, burri i saj i cili me profesion është mjek, ka rezultuar negativ në testin që ka bërë.

Ndonëse ka rezultuar negativ ai duhet të izolohet, por s’e ka bërë një gjë të tillë. Ai ka hapur probleme pasi nuk respekton izolimin dhe po lëviz lirshëm. Nga ana tjetër DSHP i është drejtuar policisë që ta bindë atë të izolohet në shtëpi.