SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
200 euro për person/ Kapen transportuesit e refugjatëve (Zbardhen të plota detajet e aksionit)
Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Korrik 2019
Dy persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, në kuadër të aksionit policor “TRANSPORTUESIT”.
Aksioni – Burime zyrtare nga Policia njoftuan se nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacioni të koduar “Transportuesit”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
-
Rr., 35 vjeç, banues në lagjen “Tre Herojtë” Shkodër, për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim, dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
-
K., 32 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg” Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, në bashkëpunim.
Sipas të njëjtave burime, arrestimi i tyre u bë pasi në afërsi të PKK Hani Hotit, ku shtetasi P.Rr. është kapur duke drejtuar pa leje mjetin e tij, me të cilin po transportonte 4 shtetas maroken drejt Malit të Zi, me destinacion vendet e BE-së. Gjithashtu te tregu i këpucëve në qendër të qytetit Shkodër, janë gjetur 8 shtetas të huaj pakistanez, të cilët pranuan se kishin rënë dakort me këtë shtetas që kundrejt vlerës 200 euro, t’i transportonte në Malin e Zi, në bashkëpunim me shtetasin T.K., i cili punon tek tregu. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i fshihnin shtetasit e huaj në tregun ku punonte shtetasi T.K. dhe më pas i transportonin me mjete të ndryshme drejt Malit të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit G. L. 49 vjec, banues në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, pronari i tregut, për veprën penale, “Punësim i paligjshëm” dhe A. D. 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç Shkodër, i punësuar si rojë i tregut, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, njoftoi Policia.