BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Aktualitet

21 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin ditor

21 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID, Ministria e

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 21 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 986 raste të reja nga 3691 teste të kryera.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibër, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.
COVID-19 – Statistika (25 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 986
Të shëruar në 24 orë 849
Të shtruar në spitale 628
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3691

Testime totale 455,334
Raste pozitive 104,313
Raste të shëruara 67,158
Raste Aktive 35,419
Humbje jete 1,736

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22444
Fier 2686
Durrës 1721
Vlorë 1794
Shkodër 1389
Gjirokastër 1004
Elbasan 924
Lezhë 837
Berat 977
Korçë 936
Dibër 360
Kukës 347