BREAKING NEWS

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së
x
BREAKING NEWS

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar
x
BREAKING NEWS

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu
x
BREAKING NEWS

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon
x
BREAKING NEWS

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e
x
BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet
x

Aktualitet

“21 Janari i qëllimshëm”/ Ish-kreu i SHISH shpërthen ndaj ish-kryeministrit dhe zbardh detaje: Berisha ishte mbret, të gjithë e dëgjonin pa e diskutuar, lëvizjet kanë qenë të organizuara

“21 Janari i qëllimshëm”/ Ish-kreu i SHISH shpërthen

Për ish-kreun e SHISH, në kohën kur 4 protestues u vranë në Bulevard më 21 janar, garda u detyrua të qëllojë me urdhër. Në një emision televiziv, Fatos Klosi shprehet se e vërteta për vrasjet e 21 janarit duhet të dalë në shesh.

“Unë jam i sigurtë, askush nga ata që kanë armë në dorë nuk është i interesuar ta përdorë, se ka rregulla. Ka edhe një rregull të përgjithshëm urdhrat e paligjshëm nuk zbatohen. Në raste si ky, përgjegjësia më e madhe është e atyre që kanë dhënë urdhër. Çfarë donin të bënin. Donin të jepnin një mesazh le ta thonë..

Unë besoj se askush nuk ka dëshirë të vrasë njerëz. Janë detyruar, por mund të kenë rënë edhe dakord. Për mua ka qenë e organizuar. Duket se gjithçka ishte e planifikuar dhe kjo është më e rënda. Në gjyq duhet të shkojnë të gjithë zinxhiri komandues, le të dalë e vërteta.” u shpreh Klosi, ndërsa shtoi se edhe fshirja e provave të asaj dite, përfshi këtu serverin e kryeministrisë përbën vepër penale.

“Të dy ata janë maja e zinxhirit urdhërues të Gardës. Por u morën më probleme teknike të vogla. Duhet të dëshmojë gjithë zinxhiri komandues i gardës. Berisha është mburrur më vonë se sërish do e bënte këtë gjë. Pra, po bën tangërrllëk me shtetin. E quan veten mbi ligjin dhe akoma s’ka guxuar ta thërrasë dikush.

Ne dimë edhe plot fakte, fshirja e serverit është faj penal. Është krim, do zbardhte plot gjëra. Pse u zhduk. Ai kishte dokumete të rrezikshme për ta. Garda u mbajt tre ditë brenda kryeministrisë, edhe shërbimi shëndetësor u bë në kryeministri.  Pse? Se ishin shumë ndër ta që po thonin të vërtetën.” -u shpreh Klosi.

Për ish kreun e SHISH, vrasjet e 21 janarit ishin të qëllimshme, pasi ndodhën në një moment kur protesta nuk ishte e dhunshme dhe njerëzit nuk përbënin rrezik.

“Berisha ishte super i bindur se shteti do i bindej atij, ndaj edhe nuk e pati problem. Ishte një vrasje e qëllimshme, protesta kishte mbaruar, njerëzit nuk përbënin rrezik për godinën.

Është një varg padrejtësish, justifikimesh ndaj them rihapja e procesit mbase do të cojë në drejtësi. Por di këtë që në këto 12 vjet krimi është fshehur pas procedurave. Trajtime të tilla, pas procedurave janë të paarsyeshme. Nuk është një kriminel që vrau, shteti vrau 4 qytetarë të këtij vend. Kjo zvarritje vetëm me Berishën ka lidhje. Berisha nuk ka qenë vetëm kryeministër, ka qenë mbret i këtij vendi, të gjithë e dëgjonin pa e diskutuar, ndaj nga kjo pikëpamje ka gisht në zvarritje.” – u shpreh Klosi.