BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

21 janari/ Trondit Artan Hoxha, zbulon prapaskenat e ngjarjes së rëndë dhe tregon rolin që ka pasur Sali Berisha: Kush hyri në kryeministri të fshijë serverin

21 janari/ Trondit Artan Hoxha, zbulon prapaskenat e ngjarjes së

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë të tjera detaje të forta për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues.

Hoxha shtoi se qëllimisht për këtë ngjarje nuk janë pyetur njerëzit e duhur të cilët mund të kishin hedhur dritë.

 “Këtë çështje duhet të jetë SPAK që ta hetojë këtë çështje. Është kërkuar të mos jenë të njëjtë prokurorë sepse ka dyshime se kanë sabotuar hetimet. Janë të gjitha elementët që çështja të hetohet drejtë. Qëllimisht nuk janë pyetur njerëzit e duhur, kam arritur të shoh një pjesë të dosjes, dhe kam vënë re se është shumë qesharake. Si është e mundur që kanë qëlluar njëkohësisht? 

Si u rakorduan këta, kush e dha urdhrin? Kjo histori ka urdhërues, organizator dhe zbatues. Kush ka hyrë në kryeministri të fshijë serverin, të gjithë këto elementë duhet të hetohen një nga një. Nuk mund të mbyllet dosja me përbetimet që bën Rama dhe fshehjen e provave që ka bërë Berisha”, tha Hoxha.

Gjatë intervistës për Abc Neës, Hoxha u shpreh se ish-kryeministri Berisha në këtë histori sipas tij ka një rol qendror.

Gjithashtu ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka zhgënjyer të gjithë qytetarët që ishin në 21 janar në protestë.

“Kush i ka bërë vrasjet? Dy netë prisja me ankth ekspertizën e armëve të gardës dhe në momentin që ka dalë, unë jam çliruar se mendoja se edhe këtë mund ta fshihnin. Pjesa që bëri Berisha është e pashoqë. Por historia e Berishës iku, ndërkohë Edi Ramën sot nuk e justifikon më asgjë. Moralisht ky ka zhgënjyer të gjithë ata që i nxori në protestë në 21 janar. Jemi 10 vjet pas dhe sot nuk ka drejtësi. Ka ndihmuar familjarët dhe shumë mirë ka bërë, por nuk është thënë se kush i ka vrarë.

Kush është përgjegjësi për këta dëshmorë të atdheut. Këta kanë nevojë sot për drejtësi dhe Rama këtë gjë nuk e ka bërë. Ka pasur instrumente, po i ka pasur, ka pasur në dorë Policinë e Shtetit. Nuk është normale që çdo vit në 21 janar shohim të njëjtin ritual”, u shpreh ai.

Për gazetarin Hoxha 21 janari mbetet një krim i pastër shtetëror, ndërsa theksoi se në çdo ngjarje ku përfshihet politika nuk ka as zbardhje të situatave.

“Në çdo ngjarje ku përfshihet politika nuk kemi zbardhje. Ky është një krim i pastër shtetëror, kjo është një ngjarje ku të gjithë i kanë futur duart dhe të gjithë kanë pasur qëllim të përfitojnë.Vrasjet në 21 janar nuk i ka bërë Policia e Shtetit , por i kanë bërë drejtuesit e lartë të gardës së Republikës. Edi Rama e ka konsumuar kohën për të dhënë drejtësi. Justifikimi se ishin prokurorët e Saliut, nuk pi më ujë”, u shpreh Hoxha.

Sakaq ai theksoi se SPAK duhet të hetojë këtë çështje dhe se sipas tij SPAK  duhet të ketë vullnet për ta bërë këtë  dhe jo ta groposë, ndërsa shtoi se kjo ngjarje është një vijë demarkacioni mes besimit të publikut dhe kujtdo që do të jetë në pushtet.

“Një herë e mirë kjo çështje do drejtësi dhe nëse do të hetohet deri në fund ka për të bërë një pastrim të politikës. Mendoja se ndërhyrja e Ambasadës Amerikane ishte një shpresë, jo se do të bënin hetime, por se amerikanët do të influenconin”, u shpreh ai.