Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

23 mijë euro të fshehura në trup, 55-vjeçarit i ndodh ajo që nuk e priste në Rinas

Postuar: 25/06/2019 - 19:41

Një 55 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte në kufi para në mënyrë të paligjshme.Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale H.LL.Shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Rinas/ Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi

Policia Kufitare procedon penalisht një 55 vjeçar. Sekuestrohen 23.250 euro

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave për forcimin e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rreth orës 16.00 është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 22:01

Më datë 28 nëntor në orën 12:00 Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë do të organizojë një marshim për bashkimin Shqipëri-Kosovë”.

Postuar: 19/11/2019 - 20:07

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme (20 nëntor) ku parashikohet të ketë shtrënga

Postuar: 19/11/2019 - 19:36

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Arben Vrioni do të dalë ditën e nesërme para Komisioni

Postuar: 19/11/2019 - 19:30

Kryeprokurorja n ë detyrë, Marku ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që e re

Postuar: 19/11/2019 - 18:46

Një 42-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe kërcënuar prej vitesh bashkëshorten e tij rumune, me të cil

Postuar: 19/11/2019 - 18:39

Ish-deputeti i ndjerë i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi nesër bën 6 vite që është ndarë nga j

Postuar: 19/11/2019 - 18:13

Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Milot-Fushë-Krujë, ku një makinë ka pë