BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

24 orë i zhdukur nëntokë/ Asnjë shenjë nga minatori që mbeti në galeritë e Bulqizës

24 orë i zhdukur nëntokë/ Asnjë shenjë nga minatori

Në galerinë e një kompanie të vogël private që merret me nxjerrjen e kromit në Bulqizë, ka ndodhur një aksident. Shembja e galerisë ka bërë që një minator 60 vjeçar të mbetet brenda prej dy ditësh.

Nga jashtë po punohet për të larguar gurë dhe për të hapur kalimin me shpresën se mund të gjendet ende në jetë. Për 60 vjeçarin Muharrem Plaku, kërkimi ka vijuar gjatë gjithë natës por pa sukses.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur që në orën 09:00 të ditës së djeshme kur u shemb masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë. ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, po punon për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Muharrem Plakut, i cili punon prej tetë vitesh në këtë subjekt minerar.