Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

25-vjeçarja vdes një orë pas lindjes në maternitet, Spitali i Elbasanit në reagimin e tij fsheh diçka

Postuar: 22/04/2019 - 17:08

Pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova një orë pas lindjes ka reaguar Qendra spitalore e Elbasanit. Në një deklaratë për mediat, spitali thotë se e reja pësoi komplikacion, ndërsa mjekët dhanë shërbimin maksimal.

Megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 25-vjeçares. Nga ana tjetër spitali nuk tregon orën e vdekjes së gruas së re.

“Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.
Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.
Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë.
Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.
Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës”, deklaron spitali.

25-vjeçarja nga Katundi i Ri ndërroi jetë rreth 1 orë solli në jetë fëmijën e saj të parë na maternitetin e këtij qyteti, fatmirësisht foshnja gëzon shëndet të plotë.
Familjarët e 25-vjeçares, akuzojnë mjekët për pakujdesi. Sipas tyre, pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, gjinekologu ka kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë sepse ka konstatuar probleme me zemrën. Familjarët pretendojnë se mjeku kardiolog ka mbërritur me vonesë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 19:05

Një operacion i policisë italiane i koduar “Kusar”, shpartalloi një bandë përgjegjëse për grabitje të shumta kundër shpërndarësit të karburantit në zonën e Santernos në provincën e Ravennas.

Postuar: 22/08/2019 - 18:50

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Tiran

Postuar: 22/08/2019 - 17:59

Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç, lindur në Mallakas

Postuar: 22/08/2019 - 17:49

Një 30-vjeçar ka rënë nga shtylla duke pësuar dëmtime dhe djegie në trup.

Postuar: 22/08/2019 - 17:36

Një shqiptar në Itali nuk i shpëtoi dot arrestimit edhe pse u përpoq që ta fshihte mirë lëndën

Postuar: 22/08/2019 - 17:26

Është përfshirë nga flakët një sipërfaqe toke me ullinj shekullorë dhe shkurre në fshatin Hekal