BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Aktualitet

3 plumba në trup/ U plagos me kallashnikov nga vëllai, dërgohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë, flasin banorët: Dëgjuam gratë të ulërinin

3 plumba në trup/ U plagos me  kallashnikov nga vëllai, dërgohet

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e rëndë në Lushnje ku Faik Veliu u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij, Sami Veliu.I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Mësohet se 65-vjeçari ka marrë tre plumab, një në gjoks dhe dy në zonën e barkut dhe për këtë arsye ka pasur nevojë për një mjekim më të specializuar mjekësor.

Faik Veliu ishte duke ushqyer bagëtitë kur u qëllua nga vëllai i tij, i cili i kishte zënë pritë në derën e shtëpisë me kallashnikov. Arsyeja e kësaj plagosjeje, mbetet e paqartë.

Sami Veliu është vënë në pranga, por nuk ka rrëfyer ende shkakun për të cilin e ka plagosur të vëllanë. Dy vëllezërit i kanë shtëpitë ngjitur në fshatin Ngurrëz të Lushnjes.

Banorët e fshatit, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit,  thonë se nuk kanë dijeni për konflikte mes dy vëllezërve.

"Lashë lopatën dhe pashë të vëllain që po ikte me makinë, gratë ulërinin. Atë po e nxirrnin i vëllai dhe nipi. E ndihmova dhe çuam në Lushnje.", tha njëri nga banorët.