BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Aktualitet

‘300 punonjës i shtohen sistemit shëndetësor’, mjeku i njohur shpërthen ndaj ministres Manastirliu: Unë e kuptoj blofin tuaj, flitet se po bëni gjurmime në …

‘300 punonjës i shtohen sistemit shëndetësor’, mjeku

Mjeku i Urgjencës në QSUT Petrit Vargu, i cili njihet për natyrën e tij kritike ndaj menaxhimit të situatës aktuale të Covid, ka bërë një reagim të ashpër kundrejt ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Vargu përmes një postimi në rrjete sociale i kthehet keq ministres lidhur me deklaratës e saj se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Mjeku e ka quajtur këtë një deklaratë të papërgjegjshme dhe bllof, pasi sipas tij kjo shifër është baras me 4% të mjekëve që kanë mbetur. Ndërkaq i kujton edhe deklaratën e 7 viteve më parë, ku Manastirliu tha se do të ktheheshin 40 mjekë nga perëndimi.

“E nderuara ministre! Mora vesh që i keni premtuar popullit 300 mjekë të rinj gati per tu hedhur në luftën kundër Covid. Baras kjo me 4 përqind te mjekëve që të kane mbetur. Dhe këto i thua ne publik pa asnje lloj përgjegjesie. Me të njëjten papërgjegjshmëri që 7 vite me parë deklaruat qe 40 mjeke  shqiptare do te linin perendimin dhe do te vinin ne Shqiperi.

Une ju kuptoj, që ju planifikoni që të gjithë studentët që mbarojnë sivjet dhe specializantet që janë pa rrogë, kerkon ti kthesh ne gjurmues,pasi sic te kemi thene keto 6 muaj ,ti gjurmim nuk bën. Flitet që ju beni gjurmime të mira ne prokurimet publike në këto kohe Covidi.

Po mundohemi te mbledhim prova. Por duhet të dish nje gje! Pavaresisht se jane te poshteruar, mjekët shqiptare kane personalitetin e vet dhe kurrë nuk do te arrish ti perdoresh ashtu sic do ti.Mos kujtoni se mbyllja e kufijve eshte nje argument favorizues per ju.

Une e kuptoj bllofin tuaj.Koha qe mjekeve i duhet per kurse gjurmimi eshte e njejte me kohen qe duhet deri ne daljen e vaksines. Pra asgjë nuk do te ndodhë. Por ti e ke hedhur kete gur.Koha do te tregoje qe armata e mjekeve do e ktheje mbrapsht me neveri.Rilindja nuk mund te percaktoje dot te ardhmen dhe avenirin e mjekeve te rinj”, shkruan mjeku në reagimin e tij.