Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

31-vjeçari i futet në shtëpi të dashurës dhe ja çfarë ndodhi… e reja e denoncon në Polici pas asaj që pësoi

31-vjeçari i futet në shtëpi të dashurës dhe ja

Një vajzë e re ka bërë denoncimin në Polici, pasi i dashur i ka hyrë në shtëpi dhe ka ashtruar dhunë ndaj saj, deri në kërcënim. Gjykata ia kishte ndaluar t’i afrohej e ta takonte, por ai nuk e mori parasysh, duke vijuar me zakonin. 

Policia e vuri në pranga 31-vjeçarin, me inicialet K.D.

“Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në banesë”, tha Policia në njoftimin zyrtar.

Sakaq, specialistët në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. C., 41 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një 18-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. V., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.