BREAKING NEWS

Edhe Shqipëria e përfshirë, BE zbulon skemën profesioniste të mashtrimit gjigant, zbardhen me shpejtësi detajet e bujshme

Edhe Shqipëria e përfshirë, BE zbulon skemën profesioniste
x
BREAKING NEWS

KQZ del me njoftimin e rëndësishëm/ Kush janë dy emrat e njohur që bënë shumë zhurmë që pritet të marrin mandatin e deputetit në seancën e radhës (NJOFTMI I PLOTË)

KQZ del me njoftimin e rëndësishëm/ Kush janë dy emrat e
x
BREAKING NEWS

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/ Spartak Ngjela komenton deklaratat e Yuri Kim dhe Arben Krajës: Berisha është hetuar para se të shpallej non grata, ndërsa Meta po hetohet për...

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/
x
BREAKING NEWS

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale. Kush janë emrat e njohur

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë,
x
BREAKING NEWS

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD, tek përjashtimi i Berishës dhe Metës nga Parlamenti, ja prapaskenat

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim
x
BREAKING NEWS

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e lartë të korruptuar “në rrethin e ferrit” nga kushtet evropiane, si do të plotësohen me materiale shtesë nga amerikanët dosjet “përvëluese” në SPAK

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe çfarë i ka shkruar në një raport Uashingtonit në shtator 1944 për shqiptarët

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka rezervuar moti për ditët e para të Dhjetorit (TABELAT)

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka
x

Aktualitet

"31 vjet s’u nginjët”, mjeku Tritan Kalo reagon për arrestimet e fundit: Mos e kërkoni të keqen tek të tjerët, por tek vetja

"31 vjet s’u nginjët”, mjeku Tritan Kalo reagon për

Mjeku Tritan Kalo ka reaguar pas arrestimeve të fundit, teksa ka shënjestuar klasën politike.

Mjeku ironizon duke komentuar se ata pranojnë 200-500-10.000-20.000 lekët qenkan dhjetra-qindra herë më rrënuese për zhvillimin ekonomik të vëndit, në raport me shpërdorimet miliona Euroshe të Tenderave, të PPP-ve, të inceneratorëve, të rrugëve me kosto ndërtimi.

Po ashtu Kalo shkruan më tej se nëse mirëmenaxhohet i ka të gjitha mundësitë të hyjë në rradhën e vëndeve më të zhvilluara e më të prosperuara të botës, duke u krijuar mundësi të gjithë shqiptarëve të jetojnë lumturisht në tokën ku u ka lindur koka.

"Mos e shihni dhe kërkoni të keqen te të tjerët, në këtë rast te mjekët, te arsimtarët e te shkollat private cilësore, por te vetja juaj, te prapësitë e politikbërjeve qeverisëse të Shqipërisë", shkruan Tritan Kalo.

Më tej në fund mjeku Kalo përfundon duke u shkruar se ndihet krenar i të qënurit një prej mantelbardhëve të panjollë të këtij vëndi.

Shkrimi i plotë i mjekut:

Dr.Tritan Kalo

Dije-dhënësit dhe shëndet-ruajtësit e “korruptuar” qenkan për Qeveriun varrmihësit kryesorë të DemonKracisë sonë “Made in Albanistan”. Ata/ato duhen demaskuar e arrestuar publikisht, e në zbulimin e tyre duhen përdorur të gjitha mjetet, përfshirë edhe agjentët e infiltruar!

200-500-10.000-20.000 lekët, që ata pranojnë qenkan disa dhjetra-qindra herë më rrënuese për zhvillimin ekonomik të vëndit, në raport me shpërdorimet miliona Euroshe të Tenderave, të PPP-ve, të djegësave të mbeturinave jo funksionalë apo ende të pa ndërtuar, të rrugëve me kosto ndërtimi që vetëm në Shqipëri mund t’i shohësh, me mbajtjen në këmbë të një administrate publike që rritet dita-ditës në numër paçka mediokritetit, nepotizmit dhe militantizmit patronazhist të thuktë të tyre.

Flasim për 100 fshatra turistikë të mbetur kryesisht në letra, në ndërkohë që Bujqësia e Blegtoria jetike për banorët e këtyre fshatrave dhe jo vetëm atyre, por për të gjitha fshatrat e fermat e këtij vëndi, jo vetëm shumë pak ndihmohet por edhe shumë pak subvencionohet, sikundër ndodh në shumicën e vëndeve të rajonit dhe të asaj Europe të Bashkuar, ku ne “tam-tamojmë” prej vitesh të hyjmë.

Për Pusht-Shtetin ka shumë pak rëndësi Mungesa e Sigurisë së jetës së qytetarëve të saj, apo Mungesat në Dhënien e Drejtësisë edhe tre vjet mbas vënies në jetë të të famshmes Reformë në Drejtësi dhe krijimit të KLP-së, KLGJ-së, BKI-së apo të famshmit SPAK/KAPS…

NE, si Ekzekutiv nuk ndjejmë asnjë përgjegjësi për hakerimin e të shumë-reklamuarës “e-albania”, edhe pse për të mbrojtur të dhënat e saj janë shpenzuar qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. Për këtë paaftësi tonën mbërrijmë deri aty, sa e ngremë zërin dhe i kërkojmë llogari edhe Asamblesë së OKB-së! O tempora o mores!!

NE i quajmë normale largimet masive të shqiptarëve, sidomos të të rinjve, për pasojë të dy shkaqeve madhore: 1- Mungesës së investimeve të huaja ose atyre buxhetore për hapjen e vëndeve të reja të punës, përmes zhvillimeve high-tech, objekteve industriale apo agro-industriale, zgjerimin e mirëmbajtjen e infrastrukturës, etj, dhe 2- Pagave të pamjaftueshme si për mbrothësim individual, ashtu edhe për atë familjar.

Të rinjtë e larguar dhe ata që po përgatiten për t’u larguar, të cilët janë dhe do të jenë potenciali i munguar për zhvillimin dhe mbrothësimin e Shqipërisë, a do t’i zëvëndësoni vallë me bangladeshas, filipinezë, egjiptianë, afganë, sirianë, që legalisht e ilegalisht përpiqen të tranzitojnë vëndin tonë për të mbërritur në BE, apo me pensionistët gjermanë, italianë a me ata nga vëndet nordike?!?!

Nuk ju mjaftuan 31 vjet ju POLITIQENËRVE tanë, për t’u nginjur? A ju ka mbetur ndër vena sado pak gjak shqiptari, për të kthyer më së fundmi sytë ndaj zhvillimit të NËNË LOKES SHQIPËRI, së cilës mëma natyrë ia ka falur me shumë bujari pasuri të pafundme mbi dhe nëntokësore!

Ky vend nëse mirëmenaxhohet i ka të gjitha mundësitë të hyjë në rradhën e vëndeve më të zhvilluara e më të prosperuara të botës, duke u krijuar mundësi të gjithë shqiptarëve të jetojnë lumturisht në tokën ku u ka lerë koka!

Mos e shihni dhe kërkoni të keqen te të tjerët, në këtë rast te mjekët, te arsimtarët e te shkollat private cilësore, por te VETJA E JUAJ, te prapësitë e politikbërjeve qeverisëse të Shqipërisë.

Edhe JU ish-drejtuesit e tjerë të demon-kracisë “Made in Albanistan”, së paku mos të na prisni oreksin, mos na trazoni stomakun me moralizimet tuaja shumë bajate e të tejshkuara. Jeni edhe ju pjesmarës të plotë në gatimin e kësaj çorbe 31 vjeçare helmuese, për Ardhmërinë dhe Mbrothësimin tonë! Ishit BASHKË kur bëtë ndryshimet Kushtetuese të lrillit 2008, që “na dhuruan” këtë sistem partitokratik, vrastar të ndryshimeve të vërteta për një demokraci reale.

Kurrë të mos harroni se ju pusht-shtetarët e djeshëm dhe të sotëm nuk jeni të përjetshëm! Shqipëria, trojet arbërore ishin, janë dhe i përkasin PËRJETËSISË! Pellazgët, Ilirët, Arbërit, Shqiptarët janë themeli i qytetërimit në Illiricum Peninsula, e më gjerë.  Ata u rezistuan stuhive shekullore dhe do të dinë, ndoshta me vonesë, por me siguri do të dinë, t’u bëjnë ballë stuhive e paudhësive të kohës, të ardhura si nga brënda po ashtu edhe nga jashtë Trojeve Arbërore!

Open your eyes and your minds my Albanian fellows!! MOS nguroni të dukeni Shqiptarë të vërtetë edhe në këto kohë kur Demokracia sa vjen e asfiksohet!! Proud to be an Ethnic Albanian! Krenar i të qënurit një prej MANTELBARDHËVE të panjollë të këtij vëndi!

Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit!

Më të lexuarat