BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

4 ditë nga afati i fundit/ Bashkia e Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm: Nxitoni për të aplikuar (nëse jeni prekur nga tërmeti), kemi fondin për rindërtimin

4 ditë nga afati i fundit/ Bashkia e Tiranës jep njoftimin e

Në njësitë administrative të Tiranës puna për plotësimin e formularit, përmes të cilit qytetarët e dëmtuar nga tërmeti përfitojnë nga programi i rindërtimit, po vijon pa ndërprerje. Kur kanë mbetur edhe katër ditë kohë për kryerjen e procedurës së aplikimit online në platformën “Shtëpia ime”, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, u bënë thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti, që të nxitojnë në njësitë respektive.

“Qytetarët e Tiranës kanë kohë deri në datën 28 shkurt. Duam të theksojmë edhe njëherë rëndësinë e aplikimit, duke qenë se është online dhe plotësohet zyrtarisht në çdo Njësi Administrative, pra procesi është shumë i thjeshtë. Qytetarët duhet të paraqiten në njësinë e tyre administrative vetëm me kartën e identitetit, një certifikatë familjare dhe aktin e verifikimit nga institucionet e ndërtimit apo njësia, e cila e lidh automatikisht aplikimin me një kod”, tha Ruseti.

Nënkryetarja garantoi se të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti do të marrin dëmshpërblimet ose një banesë të re, në rast se u është shpallur e pabanueshme. “Nëse në momentet e para menaxhuam një krizë, tani jemi duke menaxhuar gjithë procesin e rindërtimit. Kjo do të thotë se jemi akoma më komod për të ecur para, për të rikthyer të gjithë qytetarët e Tiranës në një jetesë standarde dhe në disa raste, edhe më të mirë se ajo që ka pasur. Do të doja shumë t’ju bëja thirrje për aplikim, duke qenë se është i vetmi moment që do t’ju bëjë përfitues nga programi i rindërtimit”, deklaroi ajo.

Ruseti shtoi se në të gjitha njësitë administrative është shtuar numri i sporteleve për të evituar radhët e gjata. “Nëse për një arsye apo për një tjetër, nuk keni pasur mundësi të paraqiteni në njësi, ky është momenti: nga sot deri të premten, duhet t’i drejtoheni njësive. Kemi shtuar sportelet në të gjitha njësitë për të shmangur radhët e gjata dhe për t’ua lehtësuar procesin qytetarëve. Ju lutemi, drejtohuni sa më shpejt pranë njësive administrative, për t’u bërë pjesë e programit të rindërtimit”,  tha Ruseti.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se falë organizimit të mirë, janë shmangur radhët. Ajo u kërkoi banorëve të nxitojnë këto ditë për të përfituar nga fondi i rindërtimit. “Shoh se nuk kemi radhë, pasi kemi shfrytëzuar edhe ditën e shtunë dhe të dielë. Është një moment shumë i rëndësishëm për t’ju rikujtuar edhe njëherë se pavarësisht dëmeve që keni patur nëpër banesa, qoftë ato dëme të konsiderueshme, qoftë edhe ato që kanë të bëjnë me dëme të lehta, mund t’i adresoheni njësive administrative për të bërë aplikimin për dëmshpërblim”, tha deputetja Gjylameti, teksa nënvizoi se tashmë është siguruar e gjithë shuma totale për të financuar projektin e ndërtimit.