BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Aktualitet

4 ministri firmosin pakt kombëtar kundër dhunës ndaj fëmijëve, synohet forcimi i mekanizmave të sinjalizimit të hershëm

4 ministri firmosin pakt kombëtar kundër dhunës ndaj

Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, dje u firmos Pakti Kombëtar kundër dhunës seksuale dhe çdo forme dhune ndaj fëmijëve. Pakti u firmos nga ministri i Brendshëm, ministrja e Arsimit dhe Sportit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, si një angazhim për të bashkërenduar veprimet në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.“Ky pakt është i një rëndësie të veçantë, pasi bëhet fjalë për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve, që janë të parët në politikat tona. Ne jemi të angazhuar të forcojmë mekanizmat e parandalimit dhe sinjalizimit të hershëm, si forma më e mirë për reduktimin, deri në eliminim të çdo forme të dhunës ndaj fëmijëve”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Duke folur për reformën e re të sapo shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në arsimin parashkollor, Manastirliu u shpreh se ajo do të prekë të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë, mbrojtjen dhe edukimin në fëmijërinë e hershme.  “Do të rishikohet jo vetëm paketa e akteve ligjore e nënligjore, jo vetëm zgjerimi dhe forcimi i mekanizmave të inspektimit periodik, duke përdorur edhe teknologjinë, por do të bëhet edhe vlerësimi periodik psiko-social jo vetëm për mësuesit, por edhe për edukatoret e çerdheve dhe kopshteve”, theksoi ajo. Ministrja Manastirliu e vuri theksin gjithashtu tek rëndësia e bashkëpunimit për rritjen e sigurisë kibernetike, si dhe tek mbështetja për punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë në shkolla, e cila do të vijojë edhe me buxhetin 2024, për të garantuar më shumë siguri dhe mbrojtje të fëmijëve në sistemin arsimor. Pakti i firmosur  parashikon forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit, për të luftuar dhe mbrojtur fëmijët nga çdo formë e dhunës dhe e shfrytëzimit seksual, bullizmit, manipulimit dhe nxitjes për përdorimin e substancave, si dhe gjuhës së urrejtjes në internet dhe në jetën reale.