BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Aktualitet

4 shqiptarë aleatë me kartelin e Sinaloas, gazetari zbardh detajet dhe tregon zonën ku operonin dhe sektorët ku investonin

4 shqiptarë aleatë me kartelin e Sinaloas, gazetari zbardh detajet dhe

Gazetari Xhevahir Zhabina thotë se katër vëllezërit shqiptarë, emrat e të cilëve u publikuan në mediat meksiane si aleatë të kartelit të Sinaloas, prej disa vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre në Meksikë.

Zhabina u shpreh se ata ishin fokusuar kryesisht në bizneset e lojërave të fatit dhe investimet në turizëm. Zhabina deklaroi se ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse SPAK ka nisur një hetim në vendin tonë.

“Sipas mediave meksikane janë katër vëllezër shqiptarë, Luftar, Ben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Të paktën sipas dokumenteve janë me origjinë nga zona e Elbasanit, veçanërisht Cërriku. Prej disa vitesh kanë aktivitet në Meksikë, kryesisht në bizneset e lojërave të fatit dhe turizmit. Zona ku ata qëndrojnë është ajo e Sinaloas, që është nën kontrollin e këtij karteli.

Sipas mediave në Meksikë, aktiviteti i vëllezërve Hysa është i shtrirë edhe në Shqipëri, fokusi i tyre janë lojërat e fatit dhe investimet në turizëm, i kanë lidhur me disa kompani këtu në Shqipëri. Deri në këto momente, deri në këto momente, edhe nga komunikimi që kemi pasur me SPAK, nuk na është kthyer një përgjigje nëse ka nisur një hetim në vendin tonë”, theksoi ai.

Autoritet e inteligjencës meksikane kanë zbuluar se drejtuesi i një fraksioni të karteli të Sinaloa, Ismael Zambada García i njohur si El Mayo është aleat me mafien shqiptare.

Në mediat meksikane thuhet se shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive që kanë.