
Postuar: 09/07/2013 - 13:50
Lidhur me aksidentin tragjik ku për pasojë ndërruan jetë 4 persona në aksin Elbasan-Librazhd, policia arrestoi drejtuesit e tre mjeteve të përfshirë në aksident. Policia e Elbasanit mori masën e arrestit në flagrancë për tre drejtuesit, Edvin Çuçuli, Eduart Haskurti, Renato Torollari.
Pas hetimeve në lidhje me këtë aksident, ata u ndaluan dhe sipas të dhenave të policisë, ne aksident janë përfshire tre mjete, mjeti tip BMW me targë AA EA me drejtues shtetasin Edvin Çuçuli, 29 vjeç, banues ne Elbasan. Mjeti Ford Tranzit me targe LB 001 A, me drejtues shtetasin Eduart Haskurti, 40 vjeç, banues ne Librazhd. Mjeti DAF kamion me targe KO 7579 B e me rimorkio me targe KO 1024 A, me drejtues Renato Torollari, 31 vjeç, banues ne lagjen Radanec-Korçë.
Të katërt viktimat ishin pasagjere ne mjetin Ford Tranzit me drejtues shtetasin Eduart Haskuti, ku nga ky aksident mbeti i dëmtuar dhe ky shtetas, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.
Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit, ka qenë një parakalim i gabuar nga ana e drejtuesit te BMW, shtetasit Edvin Çuculi.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/