Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

4 trafikantë droge në kërkim, dyshohet se fshihen në Shqipëri (Foto)

Postuar: 12/09/2018 - 14:09

Detektivët britanikë që shkatërruan një bandë droge me bazë në Bournemouth janë në kërkim të katër personave që janë pjesë e të njëjtit hetim, i cili zgjati një vit. Një prej të kërkuarve është shqiptar, me emrin Daut Danaj, 39 vjeç.

Gjashtë anëtarë të bandës, përfshirë edhe kreun e saj, u dënuan me burg javën e kaluar nga Gjykata e Kurorës në Bournemouth. Katër të tjerët u arrestuan nga policia në harkun e disa muajve, nga shtatori 2016 deri në janar 2017, por u lanë në hetim në gjendje të lirë, pasi paguan garancinë.

Megjithatë, asnjë prej tyre nuk u paraqit në gjyq, duke u larguar jashtë vendit dhe policia britanike beson se ata fshihen në Spanjë e Shqipëri.

Danaj është përshkruar në njoftimin e policisë si rreth 1.8 m i gjatë, trupmadh e me flokë të shkurtër ngjyrë kafe. Përveç Danajt, në kërkim janë edhe anglezët Jordan Phillips, 28 vjeç, Lawrence Windle, 29, dhe Lloyd Stokes, 32, të gjithë të akuzuar për shitje të drogave të forta, kryesisht kokainë.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 09:13

Roland Milo, i arrestuar dje në Vaqarr të Tiranës në shtëpinë e motrës së tij ka pranuar në polici se është vrasësi i shokut të tij, Sokol Rama.
 

Postuar: 21/02/2019 - 08:48

Kryetari i PD në Shkodër, Xhevdet Amuli  tha se policia po ushtron presion ndaj shoferëve

Postuar: 21/02/2019 - 08:16

Vjedhja e thesarit të shtetit në Tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë mbetet një nga ngjarjet

Postuar: 21/02/2019 - 08:02

Protestuesit e Shkodrës janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar n

Postuar: 21/02/2019 - 07:31

Pa kaluar 24 orë nga gjetja e trupit në malet e Këlcyrës të Sokol Ramës, i zhdukur prej 6 shkurti

Postuar: 21/02/2019 - 07:30

Pa kaluar 24 orë nga lirimi i Gert Gjinararit nga Gjykata e Korçës, Ministria e Drejtësisë, në nj

Postuar: 20/02/2019 - 23:42

Gazetari investigativ Artan Hoxha komentoi vendimin e Gramoz Ruçit për të shtyrë seancën plenare