BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Aktualitet

430 kg “miell” mes plehut kimik në Fier, Karamuço zbardh detaje të forta: Ngarkesa ka ardhur me 2 GPS, dyshohet se droga është porositur nga Dubai

430 kg “miell” mes plehut kimik në Fier, Karamuço zbardh

Një laborator droge u zbulua më 24 nëntor gjatë një operacioni ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze. Rreth 430 kg kokainë ishte fshehur në 24 ton pleh kimik të ndarë në 600 thasë.

Thasët u gjetën në banesën e ish-kryetarit të komunës të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku i cili jeton në Tiranë.

Gazetari Ermal Vija, i ftuar në studion e “Log.” u shpreh se droga në laboratorin e Fierit ka qenë një indicie e autoriteteve amerikane.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se deri tani ka dyshime që droga është porositur nga Dubai.

Vija: DEA ka pasur informacione që në momentin që është ngarkuar sasia e drogës. Sasia prej 24 ton pleh kimik ishte porositur do t’i nënshtrohet ekspertimit kimik, pra do nxirret kokaina nga plehu kimik. Deri tani Prokuroria ka lëshuar 11 urdhër arreste. Deri tani vetëm kimisti kolumbian nuk është arrestuar. Ai është thirrur për të bërë nxjerrjen e lëndës narkotike. Viktor Çervanaku kishte porositur sasinë e plehut kimik nga Kolumbia. Porosia ishte kryer që në maj të këtij viti. Nga Greqia, në Mal të Zi më pas ka mbërritur në Shqipëri.

Beçi: Në çdo vend ku ka kaluar anija është mbajtur nën survejimin e autoriteteve policore që janë siguruar mos ketë marrje të mallit.

Karamuço: Ngarkesa ka ardhur me 2 GPS. Njërin e ka pasur grupi, tjetrin e ka pasur DEA. GPS mund ta kontrollosh nga çdo cep i globit. Dyshohet që edhe kjo linjë e trafikut ndërkombëtar është e orientuar nga Dubai. Do të shikohet në ditët në vijim. Na grupet shqiptare në Dubai sepse ata janë garantët, lidhen me grupet në Amerikën Latine.

Itinerari i drogës:

Ngarkesa e drogës ka mbërritur në 7 korrik në portin e Tivarit, nga porti Buenaventura në Kolumbi me anijen “Monte Cervino”.

Në kontejner ndodheshin 20 paleta.

Sinjali i parë që paletat ishin ngarkuar me diçka më të shtrenjtë dhe jo me pleh artificial, ishte diferenca e madhe në vlerën e ngarkesës dhe transportit të saj.

Është kryer skaner dhe skaneri nuk ka zbuluar ngarkesën.

Sapo ka mbërritur kontejneri në port zyrtarët e drejtorisë së doganave në Mal të Zi kanë hapur kontejnerin dhe kanë shkarkuar mallin, ku fillimisht nuk kanë mundur të konstatojnë përbërjen e saktë kimike të mallit të ardhur në vend me pajisjet që kishin në dispozicion.

Më pas agjentët e doganës kanë njoftuar policinë, dhe më pas policia shkencore ka konstatuar përbërjen kimike.

Pas kësaj janë njoftuar autoritetet shqiptare, ku ka nisur përgjimi sekret, monitorimi i transportit dhe dorëzimit të kontrolluar