BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Aktualitet

44-vjeçarja, nënë e 5 fëmijëve e alarmuar kërkon mbrojtje, ish-bashkëshorti e kërcënon me jetë: Më thotë që do më vrasë!

44-vjeçarja, nënë e 5 fëmijëve e alarmuar kërkon

Vrasja e Liljana Buzos disa ditë më parë në Elbasan ishte kambanë alarmi sidomos për gratë që vuajnë situate dhune.

Ajo është 44 vjeçe. Gjithë jetën e saj ka vuajtur dhunën e bashkëshortit, ndërsa tashmë edhe pse është e divorcuar, ish bashkëshorti e kërcënon se do të ketë fatin e Liljana Buzos.

Edhe pse shpesh shoqëria bën apel për denoncimin e dhunës, gratë në të tilla kushte ndihen më të dhunuara pasi denoncojnë.

Nëna e 5 fëmijëve bën apel ndaj shoqërisë, institucioneve, por mbi të gjitha ndaj vajzave të saj të mos pranojnë kurrë të jetojnë nën dhunë, as për hir të familjes.

Edhe pse e divorcuar, nëna e 5 fëmijëve sërish endet dyerve të gjykatës, sërish për të kërkuar urdhër mbrojtje, pasi dhunë nuk është ndalur me një letër gjykate./TCh

Më të lexuarat