BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Aktualitet

500 euro për të kaluar kufirin ilegalisht, i riu nga Kamza arrestohet me nëntë sirianë në makinë

500 euro për të kaluar kufirin ilegalisht, i riu nga Kamza arrestohet

Një 21-vjeçar nga Kamza u kap nga policia e Elbasanit duke transportuar nëntë sirianë ilegalë drejt kufirit me Malin e Zi.

Fillimisht, i riu me inicialet R.M i kishte marrë sirianët nga Korça për t’i transportuar në Tiranë, e më pas drejt kufirit.

Kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, ai u kishte premtuar kalim në kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme.

Për ngjarjen u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Moskallëzim krimi", shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.