BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

60 familje rome marrin shtëpitë e reja në Shkozë

60 familje rome marrin shtëpitë e reja në Shkozë

Për 60 familje të komunitetit rom në Shkozë ëndrra e të pasurit një shtëpi të re, të ngrohtë, ku mund të rrisin fëmijët e tyre, është bërë realitet.

Deri para pak ditësh, këto familje jetonin në kushte aspak dinjitoze, kurse sot, falë projektit “New House – New Life” i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe IADSA, kanë një banesë të re.

Pas shtëpive të reja për 60 familjet rome në Lanabregas, të cilat u shpërndanë muajin e kaluar nga Bashkia e Tiranës, dhe 60 familjeve të tjera të po këtij komuniteti që morën sot shtëpitë në Shkozë, Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, ishin sot në shtëpinë e Yllit dhe Netës, për t’i uruar ata për banesën e re.

“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur diçka, e cila ka qenë gangrenë për qytetin tonë për vite të tëra. Në 27 vjet mund të jenë bërë 270 kronika vetëm për këtë komunitet. Por, sot e them me krenari se jemi qyteti ose kryeqyteti i vetëm në Europë, që nuk ka një komunitet rom që jeton në një lagje me tenda në territorin e qytetit. Ta arrish këtë në një vend si Shqipëria, do të thotë se kemi shumë dinjitet. S’do të thotë të jesh i pasur për të pasur dinjitet, do të thotë që të vendossh të gjithë energjinë e donatorëve dhe qeverisë për të arritur diçka të bukur”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se ky projekt krijon një model funksional dhe efikas jo vetëm për strehim, por edhe për integrimin e plotë të këtyre komuniteteve dhe garantimin e kushteve më të mira të jetesës. “Jam shumë i lumtur që jemi sot te shtëpia e Yllit dhe Netës, është vetëm një nga çiftet e 60 familjeve të komunitetit rom që janë sistemuar në banesat e reja në Shkozë. Në fakt, janë 60 familje, por gjithsej bëhen 280 banorë, ku shumica më e madhe janë engjëjt e vegjël, çunat dhe gocat e bukur dhe shumë të zgjuar me mësime, të komunitetit të Shkozës”, tha Veliaj, duke nënvizuar se ky projekt i ka dhënë shumë kënaqësi dhe emocion, sepse i jep zgjidhje një problemi të mbartur prej vitesh në Tiranë, për një nga shtresat më të vuajtura të shoqërisë tonë.

Për ndërtimin e këtyre banesave, kryebashkiaku i tiranës shprehu mirënjohje të veçantë për qeverinë dhe ambasadorin italian, që bënë të mundur kurorëzimin me sukses të një bashkëpunimi të nisur vetëm një vit më parë. “Sot kemi arritur realisht diçka të bukur, ndaj së pari dua të falenderoj ambasadorin e Italisë. Më në fund, një donator që nuk  financon konferenca, seminare, raporte, ekspertë dhe trajnime për romët. Kur mendoj se sa miliona euro janë shpenzuar në Shqipëri, vetëm për t’u marrë me çështjen e romëve, mund t’i kishim bërë këto shtëpi nja 50 herë. Por, kësaj here kishim një donator dinjitoz, i cili tha: – Çfarë ju duhet për romët në Tiranë që ta zgjidhim problemin? Ju duhen banesat, po! Urdhëroni lekët, bëni banesat, e të jetojnë njerëzit tamam, se sa të vazhdojmë të bëjmë konferenca në hotele me 5 yje!”, tha Veliaj.

Ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, theksoi se: “Është bukur të shohësh këto buzëqeshje dhe këta fëmijë, që tashmë kanë një shtëpi të bukur dhe duhet të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, të bëhen qytetarë jo vetëm shqiptarë, por edhe europianë, të realizojnë ëndrrat e tyre në Europë dhe në botë”.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë, u shpreh i emocionuar që nga projekte të tilla  përfituesit realë janë familjet në nevojë. Ai falenderoi kryebashkiakun Veliaj për përkushtimin e treguar në këto projekte sociale. “Unë jam shumë i emocionuar që një projekt social ka fytyra të vërteta, familje të vërteta, që përfitojnë nga kujdesi i qeverisë shqiptare, qeverisë italiane, nga vëmendja e Bashkisë së Tiranës. Desha të falenderoj edhe kryetarin e bashkisë për këtë dashuri shumë të prekshme, që e shoh në të gjitha projektet sociale dhe realisht të falenderoj. Janë realisht fonde të shpenzuara me shumë dashuri”, u shpreh Ahmetaj.

Edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës që brenda një kohe të shkurtër mundësoi strehimin e familjeve të komunitetit rom, duke siguruar jo vetëm një strehë, por edhe ofrimin e shërbimeve publike për ta. “Para 1 muaji ishim në Lanabregas dhe tani këtu në Shkozë, teksa shikojmë të sistemuara në kushte dhe standarde shumë të mira, 120 familje pjesëtare të komunitetit rom, rreth 500 banorë. Këtu në Shkozë jeni sistemuar me të gjitha kushtet dhe jeni afër gjithë shërbimeve publike, shkollës, kopshtit, qendrave sociale”, tha Manastirliu, teksa shtoi se ky model i suksesshëm i aplikuar nga Bashkia e Tiranës duhet të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera.

Projekti “Neë House – Neë Life” u realizua përmes marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkisë së Tiranës dhe IADSA, për rehabilitimin e vendbanimeve të komunitetit rom në Shkozë dhe që kishte për qëllim krijimin e një qendre të re banimi, në territorin e quajtur si “ish Kombinati i Autotraktorëve”, truall në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Përmes këtij projekti u bë i mundur instalimi i 60 strukturave, banesa një-katëshe, me hapësira në përputhje me numrin e anëtarëve të familjeve, me standarde për jetesë të përshtatshme dhe komoditet.

Ndërkohë, të gjitha familjet përfituese rome në shkëmbim të përdorimit pa pagesë të banesës kanë detyrimin të përmbushin në mënyrë të vazhdueshme detyrime, që lidhen me mosshfrytëzimin ekonomik, të marrin masat dhe të sigurojnë regjistrimin e fëmijës në shkollë dhe ndjekjen e rregullt të programit mësimor, të sigurojnë trajtimin shëndetësor të fëmijëve, kur është i nevojshëm. Gjithashtu, këto familje duhet të marrin masat për të regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile fëmijët e porsalindur dhe të pranojnë punësimin nga Zyra e Punës.

 

Më të lexuarat