BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Aktualitet

60-vjeçari shkon në spital i plagosur, Urgjenca lajmëron Policinë, ja çfarë dyshohet

60-vjeçari shkon në spital i plagosur, Urgjenca lajmëron

Një person ka mbërritur i plagosur në Urgjencën e spitalit te Durrësit pasditen e sotme.

I lënduari mësohet se është qëlluar me thikë nga një person me te cilin ishte konfliktuar.I lënduari është i moshës rreth 60=vjeçare, me iniciale L.B.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.