BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Aktualitet

63 vite burg për 4 anëtarët e grupit të fuqishëm Habilaj/ SPAK iu jep një tjetër goditje të fortë, kërkon sekuestrimin e pasurive të tyre në Vlorë, nga ndërtesa, garazh, truall e 7 apartamente. Zbulohet shifra marramendëse

63 vite burg për 4 anëtarët e grupit të fuqishëm

Pas dhënies së vendimit të fundit për grupin e Habilajve, ku u kërkua 63 vite burg, SPAK me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se është lëshuar urdhër për konfiskimin e pasurive të anëtarëve të grupit.

Pasuria e Habilajve llogaritet të jetë rreth 82.4 milionë lekë, dhe konsiston në disa pasuri të paluajtshme në Vlorë.Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal, ndërkohë që ndaj tyre ka dënim dhe nga gjykatat italiane.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Asnjë prej personave të mësipërm nuk ndodhet në Shqipëri, dhe dënimi ndaj tyre është dhënë në mungesë. Për të gjithë anëtarët e klanit Habilaj ka një dënim nga drejtësia italiane, me akuza të njëjta si ato që janë ngritur nga SPAK.

Klani Habilaj doli në pah në kuadër të një hetimi që nisën fillimisht nga drejtësia italiane, ndërkohë që emrat e tyre lidheshin me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin çështja ka shkuar në Gjykatën e Lartë.

Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

63 vite burg për 4 anëtarët e grupit të fuqishëm

Më të lexuarat