Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë shkruan Indeksi Global i Bankës Botërore (VIDEO)

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Ja çfarë shkruan Indeksi
x

Aktualitet

7 të infektuar me COVID-19 në një ceremoni mortore në Fier

7 të infektuar me COVID-19 në një ceremoni mortore në Fier

Qyteti i Fierit vazhdon të ketë vatra të reja dhe shtim të rasteve me COVID-19. Vetëm sot janë konfirmuar 7 raste në Fier dhe 1 rast në Patos me koronavirus, ndërkohë që një ceremoni mortore dyshohet të jetë bërë shkak i kësaj vatre.

Dy ditë më parë u konfirmua 4 raste në Fier, pjesëtar të një familjeje nga Cakrani por që jetojnë në Fier në lagjen “29 nëntori”.

Ndaj rastet e sotme janë të gjithë të afërm të këtyre kontakteve, ku të gjithë kanë qenë në një ceremoni mortore në Cakran. Për çdo rast vazhdon hetimi epidemiologjik për çdo kontakt që këta persona kanë pasur.