BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Aktualitet

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 459 teste të kryera kanë rezultuar pozitivë 71 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë është 2964 prej të cilëve 79 kanë humbur jetën.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Më të lexuarat