BREAKING NEWS

Hyri nga pika kufitare e Qafë Botës dhe u dërgua menjëherë në Tiranë pas dyshimeve për koronavirus, dalin përgjigjet e analizave për 15-vjeçarin afgan

Hyri nga pika kufitare e Qafë Botës dhe u dërgua
x

Aktualitet

“9 vite nuk i mjaftuan kurrë drejtësisë shqiptare për të bërë drejtësi”, Artan Hoxha publikon videon me pamjet e rënda para kryeministrisë

“9 vite nuk i mjaftuan kurrë drejtësisë shqiptare për

Sot shënohen plot 9 vite nga 21 Janari i vitit 2011, kur Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, ku mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Por, Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe gazetari  i kronikës Artan Hoxha i cili shkruan:

‘21 janar 2011...
duket sikur ka ndodhur para nje shekulli, por ne fakt ka vetem 9 vite, te cilat nuk i mjaftuan kurre drejtesise shqiptare per te bere drejtesi....”- shkruan Hoxha në një postim në Facebook.

Dy vite më parë dosja “21 Janari”, u rikthye në gjykatë. Garda e Republikës rikthen procesin e 21 Janarit në gjykatën e Tiranës,  duke i kërkuar ish-kreut të saj Ndrea Prendit dhe gardistit Agum Llupo të kthejnë në arkën e gardës faturën prej 2.1 milionë euro që garda ka paguar si dëmshpërblim për viktimat e 21 janarit, të cilët janë shpallur edhe  ‘Dëshmorë të Atdheut’. Sot e kësaj dite familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre, të cilët u vranë pafajësisht në protestën e 21 Janarit të vitit 2011 me shpresën se një ditë drejtësia do të vihet në vend.