BREAKING NEWS

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona rezultuan të infektuar ditën e sotme

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e
x

Aktualitet

A do mbyllet zona e Bllokut pas orës 22:00? Eugena Tomini zbulon çfarë do ndodhë

A do mbyllet zona e Bllokut pas orës 22:00? Eugena Tomini zbulon

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dje prezantoi masat e reja anticovid-19, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve si dhe viktimave që po raportohen çdo 24 orë.
U propozua që për 1 muaj të mbyllen konviktet dhe universitetet dhe mësimi të zhvillohet online. Ndërkohë po vlerësohet dhe një mbyllje e zonës së bllokut pas orës 22:00.

Kështu tha sot shefja e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini. Në një intervistë për gazetarin Besart Jacaj, Tomini tha se janë shumë indikatorë që do të çojnë në këtë vendim.

"Realisht vlerësimi i sipërfaqeve gjeografike dhe grumbullimit të moshave të reja ka qenë në fokusin e specialistëve. Blloku është epiqendra ku jemi fokusuar ku grumbullimet janë shumë të mëdha. Popullata e grupmoshës 20-25 vjeç. Është i fokusuar në këtë grupmoshë. Grupmosha e re është shumë aktive gjatë këtyre orëve. Pavarësisht se pube-t janë të mbyllura, të rinjtë vijojnë që të mblidhen" - tha Tomini.

Më të lexuarat