BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

A do të ketë mbyllje në orën 18:00? Albana Fico jep përgjigjen e prerë

A do të ketë mbyllje në orën 18:00? Albana Fico jep

Ditën e sotme pritet që të mblidhet Komiteti teknik i Ekspertëve për të komunikuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit. Ndërkohë që përflitet për një ashpërsim të, drejtoresha ISHP-së, Albana Fico tha mbrëmjen e djeshme se asnjë masë nuk ka vlerë nëse nuk respektohet nga qytetarët.

Pyetje: Nesër ose në komunikimin e radhës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, do të mbyllemi në orën 18:00 siç është folur një skenar edhe më herët nga ana e kolegëve tuaj zonja Fico? Dhe mbi të gjitha, kur do të kemi skenarin  e radhës që është shkollat të gjitha online siç na deklaroi anëtari i Komitetit zoti Koraqi, para dy ditësh këtu në Klan News?

Fico: Nuk e kam ndjekur deklaratën e profesor Koraqit, po unë po të them praktikën. Unë sot nuk e kam përgjigjen, po ta kem praktikën..

Pyetje: Sipas jush, duhet të mbyllemi më herët për shkak të masave dhe asaj që po ndodh në terren?

Fico: Unë besoj asnjë masë e cila, le të themi, paralajmërohet dhe nuk zbatohet, nuk ka asnjë vlerë. Kjo është qasja ime. Nuk ka vlerë të marrësh masa dhe të mos i zbatosh. Ne bëjmë debate, shikojmë opsione, por besoj që vendimmarrja ka qenë ajo, masat kanë mbetur në fuqi, kemi një lloj selektiviteti në raport me mësimin online të shkollave.

Të jeni shumë të sigurt që në momentin që dakordësohet një masë e cila është e mbështetur nga elementë të gjithanshëm, në radhë të parë shëndeti dhe më pas të gjithë tjerat, do t’ju komunikohet. Ne bisedojmë si në të gjitha grupimet ku ka një përgjegjësi të veçantë, me mendime secili, por në fund duhet të ketë një dakordësi që u shërben të gjithëve. Por edhe njëherë, edhe 100 herë, ju lutem të gjithëve, jo vetëm s’e kemi fituar betejën, mos harroni që jemi ende në dimër… çështja është që ne deri tani, kemi vetëm një gjë në dorë, të zbatojmë masat, ju lutem”.