BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Aktualitet

A do të rriten rastet me COVID-19 gjatë vjeshtës dhe dimërit? Ja çfarë thotë eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho

A do të rriten rastet me COVID-19 gjatë vjeshtës dhe

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri sa i përket Covid-19.

I pyetur se si pritet të jetë stina e vjeshtës dhe e dimrit sa i përket rasteve të infektimeve, mjeku u shpreh se, me ardhjen e stinës së virozave pritet edhe një shtim i rasteve.

“Autoritetet, në vende të ndryshme të botës, kanë paralajmëruar se me ardhjen e stinës në virozave, stinës së vjeshtës dhe dimrit, pritet të kemi një rritje të numrit të rasteve. Këto paralajmërime kanë ardhur nga autoritete shumë të rëndësishme. Para disa ditësh, ishte drejtori i një instituti në Gjermani, ka qenë Dr.Fauci në Amerikë, ka qenë kryemjeku i Mbretërisë së Bashkuar të cilët kanë patur një emërues  të përbashkët në paralajmërimet e tyre: me ardhjen e stinës së virozave pritet një rritje e numrit të rasteve dhe për këtë arsye nevojitet menjëherë një mobilizim, marrje masash gjithëpërfshirëse. Madje disa vende, si Anglia po parashikojnë ato që quhen “circuit brakers”, masa që synojnë të ndalojnë për momentin transmetimin., siç janë masat e kufizimit të lëvizjes, jo në nivelin e asaj karantinës së famshme që përjetuam në pranverë”, u shpreh Dasho.

“Nuk duhet të sillemi me papërgjegjshmëri. Ne menjëherë duhet të rrisim kapacitetet testuese. Nëse ti nuk teston nuk bën dot diagnozën e hershme. E le trajtimin e personit në dorë të spitaleve terciare, ato që në Shqipëri quhen Covid 1 dhe Covid 2,  vetëm kur shfaqen komplikacione ose kur personat fatkeqësisht I afrohen fundit të jetës.  Ndërsa me testimin masiv ti arrin të bësh diagnozën e hershme dhe ta trajtosh personin në kushtet e familjes, nga mjeku I familjes apo në spitalet lokale ose rajonale me një mjekim tepër të thjeshtë, të cilët tashmë janë të pranuara në të gjithë botën”, apeloi eksperti i shëndetit publik.

Më të lexuarat