BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Aktualitet

A duhet bërë vaksina anti-grip? Ja si përgjigjet Pipero

A duhet bërë vaksina anti-grip? Ja si përgjigjet Pipero

I ftuar në emisionin “Arena” , mjeku Pëllumb Pipero tha se vaksina ndaj virusit stinor na mbron nga ky i fundit dhe na ndihmon të dallojmë të infektuarit me Covid-19.

Ai shtoi se për plazmën dhe për vaksinën nuk pres ndonjë mrekulli të madhe.

Pipero:Të njëjta masa që duhen marrë për Covid-19 duhen marrë edhe për gripi stinor sepse është virus respirator.Sa i takon vaksinës ndaj virusit stinor, mendoj se na mbron ndaj këtij virusi, por jo kundër Covid-19. Kjo na ndihmon që të dallojmë viruset të dyja nga njëra-tjetra. Vaksinimi i gripit heq një probabilitet shumë të madh. Ndaj do ta rekomandoj sipas grupeve të popullatës, ata që janë më të rrezikuar dhe që janë më të ekspozuar. Unë e rekomandoj vaksinimin në këtë pikë.