BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Aktualitet

A është arratisur ish-kryeprokurori? Flet avokati i Adriatik Llallës

A është arratisur ish-kryeprokurori? Flet avokati i Adriatik

Ka nisur tashmë operacioni i policisë, të cilët kanë hyrë në ambientet e brendshme të shtëpisë së Adriatik Llallës, për të ekzekutuar në këtë mënyrë urdhrin e SPAK: arrestimin e ish kryeprokurorit, i cili u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Ai nuk është gjendur në shtëpi dhe policia doli ‘duarbosh’ prej aty. Nuk dihet ende vendndodhja ekzakte e Llallës, ndërsa ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kujtojmë se, më 9 shator ai është nisur drejt Italisë për t’u kuruar, ndërsa nuk dihet destinacioni i tij final.

Sokol Azizaj, avokat i Llallës, i ftuar në ‘Open’ mbrëmjen e sotme deklaroi se ka kohë që nuk ka komunikuar me ish kryeprokurorin. Avokati shton se Gjykata është njoftuar para një muaj për gjendjen shëndetësore të Llallës, që sipas avokatit është një gjendje e rëndë duke mos e cilësuar llojin e sëmundjes.

“Edhe vetë zoti Llalla dhe nëpërmjet meje kemi një muaj që kemi njoftuar gjykatën për gjendjen e rëndë shëndetësore. Arsyeja pse ka qenë një periudhë të gjate kohore në shërbimin mjekësor, dhe së dyti po ritheksoj sa kohë Llalla i ka besuar respektivisht në mbrojtjen e tij ligjore një avokati nuk është i detyruar të vijë në ambientet e gjykimit. Jam indiferent në raport se ku ndodhet i mbrojturi prej meje. Di që kemi paraqitur para gjykatës aktin procedurial të gjendjes shëndetësore. Kam kohë që nuk kam komunikuar me Llallën”, tha avokati.

-Do vazhdoni ta mbroni?

“Padyshim që po. Referuar prokurës së posaçme që ka lëshuar i pandehuri është detyrimi i çdo avokati për ta përfaqësuar në të gjitha hapat ligjorë”, tha avokati.

-Nga se vuan ish kryeprokurori?

“Jam indiferent në raport me atë që bën Llalla. Mendoj që besimi i tij nuk është lëkundur ndaj mbrojtjes ligjore”, tha avokati.

Më të lexuarat