BREAKING NEWS

Pastrimi i parave, autoritetet verifikime në Londër e Athinë për llogaritë e dyshimta, të rrezikuar gjyqtarë, prokurorë dhe politikanë

Pastrimi i parave, autoritetet verifikime në Londër e Athinë
x

Aktualitet

A ka gra shtatzëna apo bebe të infektuara nga koronavirusi? Flet drejtori i maternitetit “Koço Glozheni” dhe zbulon si paraqitet situata

A ka gra shtatzëna apo bebe të infektuara nga koronavirusi? Flet

Gratë shtatzëna janë të ndjeshme ndaj koronavirusit, por në Shqipëri që nga përhapja e pandemisë nuk ka asnjë rast problematik të tyre, apo foshnjave të ardhura në jetë.

Lajmin e mirë e dha drejtori i Maternitetit “Koço Gliozheni”, Genc Hyska në një komunikim me Skype për News 24.

“Që nga përhapja e virusit puna në maternitet ka vijuar normalisht. Kanë ardhur në jetë 126 bebe, 60 meshkuj dhe 80 femra. Deri tani nuk kemi asnjë rast problematik apo të prekur nga virusi, pra si nënat dhe bebet gëzojnë shëndet të plotë”,- tha ai.

Megjithatë, Hyska shtoi se janë marrë të gjitha masat si për informimin ashtu edhe për t’ju ardhur në ndihmë grave shtatzëna.

“Kemi një protokoll të caktuar që ndjekim, çdo paciente që vjen i bëhet një triazhim i plotë, kemi pasur ndihmesë të madhe edhe nga MSH dhe MB pasi kemi hyrë në databazën e të gjitha atyre rasteve që kanë pasur histori udhëtimi. Për këshillat që duhet të dinë kemi websajtin tonë, por mund t’i marrin edhe nëpërmjet telemjekësisë, pra përgjigje on line”,- shtoi ai.

Më të lexuarat