BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Aktualitet

A mund të shmangej ekzekutimi i 71-vjeçarit në Elbasan? Artan Hoxha zbulon çfarë i thanë drejtuesit e lartë të operacionit

A mund të shmangej ekzekutimi i 71-vjeçarit në Elbasan? Artan

Gazetari investigativ Artan Hoxha teksa ka komentuar ngjarjen tronditëse në Elbasan u shpreh se ekzekutimi i 71-vjeçarit nuk mund të shmangej pasi drejtuesit e operacionit kur panë municionet brenda banesës duhet ta kishin bërë më herët ndërhyrjen.

"Ajo që shoh pozitive, ngjarje e dytë e ngjashme me këtë të Elbasanit, e personit që negociohet, se me këtë të fundit është negociuar për 5 orë, me celular, verbalisht. Ai nuk ishte njeri që nuk pranonte komunikim, por nga ana tjetër dhe dëshmonte pengesë por nuk donte të dorëzohej.

Kujtoj këtu një ngjarje të ngjashme në Lezhë. Ku një person pati marrë peng një ish-oficer të cilin e vrau. Familja e oficerit doli nga banesa dhe për 6 orë janë zhvilluar negociata pa fund derisa në fund ishte afër një pallat 5 katësh. Ai vrau dhe qenin anti-ekslpoziv të RENEA-s dhe në fund e ekzekutuan me sniper në distancë dhe në rastin e Lezhës personi kishte të shkuar ushtarake.

Unë i kap pyetur efektivët e forcave speciale nëse mund te shmangej eliminimi i 71-vjeçarit, dhe ata më thanë që nuk mund të shmangej, pasi edhe kur panë municionet brenda banesës duhet ta kishin bërë më herët eliminimin", u shpreh Hoxha për Opinion.

Më të lexuarat