BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

“A mund të vaksinohen personat që agjërojnë?”/ Përfaqësuesi i KMSH bën sqarimin e rëndësishëm

“A mund të vaksinohen personat që agjërojnë?”/

Përfaqësuesi i KMSH-së, Ylli Gurra u shpreh se vaksina nuk ka aspak veti ushqyese.

Gurra po fliste në “Breaking” për Muajin e Ramazit, kur në një moment u pyet nga moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, nëse mund të vaksinohen personat që agjërojnë?

“Agjërimi është shkëputja me vetëdije nga të pirët, ushqimi, që i ka të nevojshme organizmi. Vaksina nuk është një çështje që e vendos komuniteti.

Qendra të mirëfillta akademike kanë dalë në përfundimin se vaksinimi nuk e cenon agjërimin. Nuk është një injeksion që ushqen trupin si serumi, por bën të mundur për të krijuar një sistem të imunizuar.

Pra nuk ka aspak veti ushqyese. Mund të vaksinohen të gjithë ata që agjërojnë”, tha Gurra, i cili u uroi besimtarëve agjërim të bardhë, të lehtë dhe të pranuar.