BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

A ndikon vaksina në fertilitet? Përgjigjet mjeku Alimehmeti

A ndikon vaksina në fertilitet? Përgjigjet mjeku Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën e koronavirusin në vendin tonë.

Ai mohon teoritë konspirative se vaksina ndikon në fertilitetin e femrave apo meshkujve.

Alimehmeti thotë se kjo çështje është më shumë sensitive se sa me riskun që mbart infektimi. Sipas tij nuk ka ende fakte të sigurta pasi vaksinat kanë 8 muaj që kanë dalë teksa duhet pritur për bebet e para nga nënat shtatzëna që normalisht lindin në muajin e 9-të.

“Nuk i dëmton fertilitetit. Në shëndetësi duam të bëjmë studimet, të kemi disa fakte. Pse s’kemi fakte, se vaksinat janë bërë në janar. 8 muaj kanë kaluar. Shtatzënia zgjat 9 muaj. Duhen bebet e para me nëna dhe baballarë që janë vaksinuar para shtatzënisë. Nuk ka sinjal apo flamur të kuq për kujdes. Është diçka sensitive dhe dihet të që nënave shtatzëna u jepen mijëra këshilla, edhe të panevojshme. A ka ndonjë problem të madh sikur shtatzënia të zgjatet 6 muaj? Sikur të bëhet vaksina tani e të shtyhet me muaj shtatzënia?”, thotë Alimehmeti për News24.