BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

A ngatërrohen simptomat e alergjisë me ato të Covid-19? Flet doktoresha alergologe dhe tregon ndryshimet që ju mund ta dalloni lehtë se çfarë po kaloni

A ngatërrohen simptomat e alergjisë me ato të Covid-19? Flet

Na ndodh shpesh të ngatërrojmë simptomat e alargjisë me ato të covid-19. Në lidhje me dallimet mes tyre, ka folur doktoresha alergologe-imunologe, Maria Zoto, ku kryesisht është ndalur tek alergjitë e stinës.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se simptomat e alergjisë mund të ngatërrohen edhe me simptomat e Covid-19.

“Ndodh që mund të ngatërrohet me simptomat e Covid-19. Ndodh të më telefonojnë dhe më thonë Doktoreshë a i kam alergji a jo.  Por të rralla janë tështimat dhe më pak rrjedha e hundës, të kruarat, sigurisht që Covid ka dhimbjen e muskujve që nuk e gjen te alergjia. Kolla është te të dyja. Po shqiptarët duhet të paaraqiten te mjeku, të paktën të telefonojnë. Varet edhe nga kontaktet që mund të kenë pasur në punë apo diku tjetër”.

Më tej, Zoto ka treguar moshat të cilat janë më të prekura nga alergjitë, duke theksuar se ka gjithmonë një zgjidhje për t’i kuruar.

“Alergjitë shfaqen kryesisht te moshat e reja, po ashtu kemi astmën alergjike te fëmijët. Shfaqet egër në këto simptoma, pastaj mund të tërhiqet edhe rishfaqet te adoleshtetët, ikën sërish edhe kështu vazhdon. Pra nëse nis duhanin kur je i ri rikthehet sërish nëse dikur ke vuajtur nga astma.

Është shumë e rëndësishme të përcillet ky mesazh sepse shumë pacientë thonë jam alergjik dhe nuk kam ca i bëj. Sigurisht që ke ca i bën. Ka vaksinë për ta marrë dhe mos të vuash.Jo çdo i sëmurë trajtohet njësoj, duan një farë kohe, hapi i parë është këshillimi. Ki kujdes me hundët, me këtë gjë. Pastaj janë mjekimet e lehtë, kryesisht format lokale si sprajt për hundët dhe qetësojnë simptomat. Më pas nëse nuk ke sukses bën vaksinën e alergjisë”.