Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

A u bënë bisedime sekrete dje në Athinë? Juristi i njohur tregon cilat janë “gabimet” që po bën Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë

A u bënë bisedime sekrete dje në Athinë? Juristi i njohur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi nga Athina se çështja e ndarjes së kufirit detar me Greqinë mund të zgjidhet përmes ndërmjetësimit të një pale të tretë ose duke e çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Për  juristin i njohur Jordan Daci u shpreh se çështja e “detit” mund të dërgohet edhe ne Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por kur evidentohen disa specifika konkrete, të cilat sipas tij nuk përmbushen në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë.

“Juridikisht mund të ndodhë, por nuk jemi në kushtet që duhet të ndodhë. Që në të shkojmë në gjykatë, ne duhet të kemi një mosmarrëveshje. Ne me Greqinë nuk kemi mosmarrëveshje në kuptimin formal të fjalës. Pse?  Marrëveshja që ishte dakordësuar, që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, ishte dakordësuar në të dyja palët. Kjo e nënkupton që jemi para nevojë për të rinegociuar, sepse Greqia nuk ka thënë se ne nuk do të rinegociojmë, ne do t’i qëndrojmë marrëveshjen e 2009. Nëse ajo do të mbante këtë pozicion, atëherë do të duhej të shkojmë në gjykatë. Greqia nuk thotë dhe nuk ka thënë asnjëherë të paktën publikisht se nuk është dakord për një rinegocim të dytë.  Nëse rinegocimi nuk do pranohej, atëherë sigurisht zgjidhja do ishte Gjykata Ndërkombëtari e Drejtësisë”, tha ai për Euronews Albania.

Teksa komentoi deklaratën e kryeministrit Rama në Athinë për caktimin e kufirit detar, juristi hodhi dyshime se mund të jenë shkëmbyer biseda sekrete mes të dyja palëve. Ai thotë se askush nuk ka të drejtë të flasë për detin, pa marrë më parë “bekimin” e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

“Kjo deklaratë për mua nënkupton një gjë që unë do doja që mos të ishte e vërtetë, që me siguri mund të jenë zhvilluar biseda sekrete mes dy vendeve. Edhe pse në rastin tonë në shkelje flagrante të kushtetueset, sepse nuk kanë plotfuqishmëri  që askush të bisedojë pa autorizimin e peridentit. Kjo mund të jetë edhe sepse kryeministri do ta çojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, edhe pse nuk ia di radhën punëve as ai as këshilltarët e tij. Çdo lloj bisede që bëhet për detin është e paligjshme. Askush në Shqipëri nuk ka të drejtë të diskutojë asnjë fjalë me askënd pa autorizimin e presidentit"