BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Abuzimi seksual që tronditi opinionin publik, CRCA del me deklaratë të fortë ndaj ministres Shahini dhe i drejtohet me një kërkesë Prokurorisë

Abuzimi seksual që tronditi opinionin publik, CRCA del me deklaratë

Organizata në mbrojtje të fëmijëve CRCA/ECPAT ka bërë një reagim të fortë lidhur me rastin e përdhunimit të 15 vjeçares në Babrru. Në një deklaratë për mediat, kjo organizatë shkruan se kërkon hetim të plotë të drejtuesve të shkollës ku mësonte vajza dhe ndaj ministres së Arsimit, Besa Shahini.

NJOFTIM I PLOTË

CRCA /ECPAT Shqipëri, me anë të kësaj deklarate për shtyp, kërkon të shprehë shqetësimin e saj se hetimet që po zhvillohen pas arrestimit të një grabitqari seksual dhe personave të tjerë të përfshirë në dhunën dhe shfrytëzimin seksual të një 15-vjecareje në Tiranë, nuk janë shtrirë në një rrafsh edhe më të gjerë, për të përfshirë edhe drejtuesit e Arsimit në Shqipëri, shkollën, drejtuesit e saj, Bordin e Shkollës dhe trupën mësimore. Gjatë dy ditëve të fundit, pranë CRCA/ECPAT Shqipëri kanë mbërritur ankesa nga persona që supozohet se banojnë apo kanë të njohur në lagjen ku jetonte viktima e dhunës seksuale, të cilat akuzojnë trupën drejtuese dhe trupën mësimore të shkollës, për përfshirje në dhunën seksuale të vajzave të tjera të mitura në këtë shkollë.

Duke mos patur mundësi të verifikimit të vërtetësisë së këtyre informacioneve, ne e ndjejmë për detyrë qytetare që t’i kërkojmë Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë Tiranë që të zgjerojë rrethin e hetimit, duke përfshirë Bordin e Shkollës, të cilët në bindjen tonë janë përgjegjës jo vetëm për punësimin e grabitqarit seksual që tashmë është i arrestuar dhe pret gjykimin, por edhe për mos-miratimin e standarteve dhe rregullores në shkollë që do të bënte të mundur parandalimin e ngacmimeve dhe dhunës seksuale ndaj vajzave në këtë shkollë. Nga ana tjetër, ne kërkojmë një hetim të thelluar ndaj trupës drejtuese, drejtorit të shkollës, i cili  sot është pushuar nga puna pa asnjë justifikim nga ana e Ministrisë së Arsimit, si dhe tëgjithë trupës pedagogjike në këtë shkollë, ku të paktën për një vit rresht një 15 vjeçare u bë pre e dhunës dhe shfrytëzimit seksual.

Përtej këtyre hetimeve, ne si CRCA/ECPAT Shqipëri nxisim Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Tiranë, që të vendosin nën hetim edhe Ministren e Arsimit, Besa Shahini, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak se ajo nuk ka marrë asnjë masë që shkollat anembanë Shqipërisë të jenë vende të sigurta për vajzat, për të denoncuar raportimin e ngacmimit dhe dhunës seksuale, brenda apo jashtë shkollës. Vetëm dy muaj më parë, në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier, u denoncua nga nxënësit, ngacmime dhe dhunë seksuale që ushtroheshin nga disa prej mësuesve të saj. Një vit më parë, 7 adoleshentë dhunuan në mjediset e shkollës një vazjë të mitur në Kavajë.  Vetëm disa muaj më parë, u denoncua një mësues që dhunoi seksualisht nxënësen 11 vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë të Delvinës. Në korrik të vitit 2019, Gjykata e Gjirokastrës, dha vendimin sërish për një tjetër çështje mbi dhunën seksuale të një mësuesi ndaj nxënëses së tij. Në korrik të 2019, një tjetër rast i rëndë i dhunës seksuale ndaj një vajze të mitur u denoncua në mjediset e shkollës në Arapaj të Durrësit, ndërsa në Tepelenë, në të njëjtën periudhë një mësues 63 vjeçar u akuzua për ngacmime seksuale në shkollë.

Përgjatë këtyre dy viteve duket se nuk ka patur asnjë masë nga ana e ministrisë, drejtuese e së cilës është Besa Shahini për ti parandaluar dhe adresuar këto probleme. Me mosveprimet e saj dhe duke mos përmbushur detyrën që duhet të ndërmarrë, ajo ka lejuar që në shkollat shqiptare të vazhdojë dhuna dhe shfrytëzimi sekslual i fëmijëve duke dëmtuar rëndë kështu interest e fëmijëve dhe duke shkelur haptazi mbrojtejn e tyre. Duket se lista e rasteve po shtohet përgjatë kohës, dhe ne kërkojmë urgjentisht marrjen e masave, që sistemi arsimor shqiptar të mos “Dorëzohet” përballë pedofilëve.

Më të lexuarat