
Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj rivalit të Ervis Martinaj ku mbeti e vrarë banakierja në "Don Bosko" (emri)

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në gjyqin e Mediut

Pas 9 orësh mbledhje të kryesisë, Bardhi zbulon datën e zgjedhjes së kryetarit të PD-së

Çështja Gërdeci/ Familjarët pjesë e procesit, avokati i tyre zbardh detajet

Vangjush Dako dhe biznesmeni në burg, kush është ende në kërkim (Lista zyrtare)

Abuzuan me fondet dhe i shkaktuan 77 mln lekë dëm buxhetit të shtetit, KLSH kallëzon në SPAK ish-kryebashkiakun e Finiqit dhe 2 zyrtarë

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 29 Mars 2023

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme ish-kryetarin e Bashkisë Finiq, Leonidha Hristo dhe dy zyrtarë të tjerë. KLSH argumenton se ata kanë shkaktuar dëm ekonomik 77 milionë lekë me tenderat që kanë dhënë. Gjatë auditimit nga KLSH-ja në Bashkinë Finiq u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarde vlerësimi. “Me Vendimin nr. 28, datë 30.04.2020 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 1048/13, datë 04.05.2020, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Finiq, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 77 milion lekë, përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitet në vlerën 136.7 milion lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën prej 55 milion lekë”, thuhet në njoftimin e KLSH-së.
Raporti i plotë i KLSH
Parregullsi në fushën e prokurimit publik
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit Financiar dhe të Përputhshmërisë me nr. 1048/1, datë 24.12.2019, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Finiq, për veprimtarinë nga data 01.01.2017 deri më 31.12.2019. Me Vendimin nr. 28, datë 30.04.2020 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 1048/13, datë 04.05.2020, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Finiq, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 77 milion lekë,përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitet në vlerën 136.7 milion lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën prej55 milion lekë. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarde vlerësimi,përdorimit të sistemit SEP nga anëtarët e NJHDT dhe KVO, administrimit të dokumentacionit fizik etj. Për 12 (dymbëdhjetë) procedura prokurimi ku është konstatuar vendosje e kritereve jo në përputhje me objektin e prokuruar dhe zërat e preventivit të objektit, duke ulur numrin e pjesëmarrësve në procedura. Për 14 (katërmbëdhjetë) procedura të prokurimit për kualifikim dhe shpalljen fitues pa të drejtë të operatorë ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet në vlerën totale 136,713,771 lekë,në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.
Pjesëmarrësit
Për të gjitha procedurat e prokurimit është konstatuar se OE apo BOE pjesëmarrëse kanë qenë në kushtet e mos plotësimit të dispozitave ligjore të LPP, pasi nuk plotësojnë disa nga kriteret e DST dhe në kushtet kur nuk ka pasur operator të tjerë pjesëmarrës në garë, KVO duhet të anulonte procedurën/at dhe zhvillonte procedurë të re, duke analizuar shkaqet e dështimit të procedurës dhe përmirësuar kriteret e vendosura të cilat kanë çuar në mospjesëmarrjen e OE. Vlerësimi jo i drejtë i operatorëve pjesëmarrës në garë, ka sjellë për pasojë veprime në paligjshmëri të përdorimit të fondeve për vlerën prej 136,713,771 lekë Për 15 (pesëmbëdhjetë)procedurat të prokurimit për të cilat është konstatuar kualifikim dhe shpallje fitues të Operatorëve Ekonomik (OE) apo Bashkimit të Operatorëve Ekonomik (BOE) të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim apo në kushte të njëjta me OE/BOE e tjerë të skualifikuar,veprime të cilat kanë çuar në paligjshmëri të fondeve të prokuruar me efekt negativ në buxhetin e bashkisë për vlerën 41,773,524 lekë.
Skualifikimi
Secili vendim i KVO për të shpallur fitues OE apo BOE nuk është i drejtë dhe OE/BOE duhej të ishte s’kualifikuar dhe Titullari i AK duhet të kishte anuluar secilën procedurë për të rishpallur një procedurë të re prokurimi, veprime me pasojë shkelje të barazisë në tenderë. Veprime në kundërshtim e mos përputhje me nenin 1, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, nenin 2, 24, 33, nenin 46/1 1; nenin 53/3, 5, të ligjit nr. 9643 “Për prokurimin publik”, datë 20.11.2006, i ndryshuar, nenin 36 “Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, nenin 56, 61 dhe 77-të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar me VKM nr. 797, datë 29.12.2017. KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkisë Finiq masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, të ardhura të munguara në vlerën 55,334 mijë lekë.
Kallëzimi në SPAK
Për këto shkelje dhe të tjera, KLSH ka kryer pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 1048/15, datë 11.05.2020 kallëzim penal ndaj L.H. me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, F.P. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Finiq, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe Kryetarit të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit (NJHDT) dhe L.K. me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit Juridik, në cilësinë e Kryetarit dhe anëtarit të NJHDT,për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike”, “Falsifikim i dokumenteve”dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, parashikuar nga nenet 258, 186 dhe 192/b, të Kodit Penal.
Më të lexuarat


Ismail Kadare dekorohet me titullin më të lartë në letërsi

GJKKO pranon familjarët palë në procesin “Gërdeci”, reagon Zamira Durda: Djalin tim e vrau shteti

Çështja Gërdeci/ Familjarët pjesë e procesit, avokati i tyre zbardh detajet

Vangjush Dako dhe biznesmeni në burg, kush është ende në kërkim (Lista zyrtare)

Tragjedia e Gërdecit/ GJKKO shtyn seancën për Mediun, zbardhet arsyeja

SPAK zbërthen dosjen e dytë që fundosi Vangjush Dakon

A do të ketë reshje shiu? Kthesa e fortë e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Moment historik për Shqipërinë/ Inaugurohet rruga ‘Ismail Qemali’ në New York (Foto)

Sot pretenca për Mediu, Gjykata merr vendimin e papritur për ish-ministrin

“Takoi bashkëpunëtorë në Durrës dhe...”/ Klodiana Lala zbulon lëvizjet e fundit të Vangjush Dakos pak para arrestimit nga SPAK
