Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Abuzuan me pronat në Spille, arrestohen 9 zyrtarë të Hipotekës, Aluiznit dhe Komunës Kryevidh, mes tyre dhe nënprefekti i Tiranës

Postuar: 15/11/2017 - 08:39

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë në Kavajës mes tyre dhe nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja. Personat e arrestuar dyshohen se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm. Tjetërsimi i këtyre pronave është bërë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë e arë”, ku duhet theksuar se në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të falsifikimit të dokumenteve, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” një sipërfaqe prej 36 hektarë në bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes.

Hetimet

E vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit, Prokuroria e Kavajës ndërhyri në Korrik 2017, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren. Prokuroria e Kavajës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit. Gjithashtu, këtij procedimi penal i është bashkuar edhe një kallëzim i Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë. Prokuroria e Kavajës ka zhvilluar hetime të gjera, duke hetuar mbi dokumentet në ZVRPP Kavajë, në Bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë. Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtpërdrejtë për falsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.

Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit, Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë; Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë; Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë; Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë, aktualisht nënprefekt i qarkut Tiranë; Ilir Kaja, zyrtar i njësisë administrative Kryevidh, Kavajë; Nezir Lecini, ish-shef i zyrës së kadastrës, Kavajë; Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë si dhe Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë. Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhëresat e ndalimit edhe për shtetasit, Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë, Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë si dhe Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë. Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhërat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar, në pjesën më të madhe, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë ditës së djeshme.

Elvis Myrta                                                                    

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 23:33

Prokuroria e Shkodrës, pas një hetimi disa mujor ka dërguar për gjykim 9 mjek dhe drejtues të spitalit të Shkodrës, dhe kërkon që të pezullohen nga detyra.

Postuar: 19/09/2018 - 23:01

Për shkak të dëbimit nga Gjermania, një baba kërcënoi të hedhë fëmijën nga dritarja.Kjo është dra

Postuar: 19/09/2018 - 22:33

Pas një kronike të transmetuar nga një emision investigativ ku pretendohet se një punonjës i poli

Postuar: 19/09/2018 - 22:21

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar edhe ngjarjet në Vlorë, veçanërisht të zhdukurit.

Postuar: 19/09/2018 - 22:08

Një banor i fshatit Dukaj, A.K.

Postuar: 19/09/2018 - 21:50

Babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi, djali i të cilit u vra më 11 tetor të vitit të kaluar së bas

Postuar: 19/09/2018 - 21:41

Policia ka ndaluar sot ish-drejtorin e Spitalit Rajonal të Beratit, Idlir Frashëri në kuadër të n