BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Aktualitet

“Abuzuan seksualisht kur isha 5 vjeç”, shqiptari bën rrëfimin tronditës: Jetova me vite në “burg”!

“Abuzuan seksualisht kur isha 5 vjeç”, shqiptari bën

Tony Selimi, shqiptari nga Gostivari që jeton në Londër, ka arritur që të bëhet një trajner i njohur botëror dhe mentor për të ndërtuar besimin dhe balancën e nevojshme për të zgjidhur problemet e biznesit dhe për të rritur performancën dhe produktivitetin. Megjithatë Selimi ka një histori të trishtë dhe frymëzuese.

Në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Tony rrëfeu se si u ballafaqua me shumë sfida në jetë që në një moshë shumë të vogël, duke nisur nga abuzimi seksual. Ai tregoi se pasi kreu shkollën e mesme në Maqedoni, nisi studimet e larta në fakultetin e elektronikës në ish Jugosllavi, ku u detyrua që të shkonte në ushtri dhe të përjetonte gjëra të tmerrshme gjatë luftës civile.

Më pas, ai rrëfeu se nëna e tij mori para borxh për ta nisur në Londër, ku jetoi për një kohë rrugëve të Londrës. Ai tregoi se kur ishte 29 vjeç, mori guximin që të konsultohej me ekspertë të shëndetit për t’u shëruar nga abuzimi seksual që përjetoi kur ishte vetëm 5 vjeç.

“Në moshën 29 vjeçare u takova me një psikolog dhe shërues. Gjatë kësaj kohe, e kam bllokuar se çfarë më ka ndodhur totalisht se çfarë më ka ndodhur në fëmijëri. Duke punuar me ekspertë, më sollën në vetëdije për traumat që kisha në fëmijëri. Ishte një burg tepër i mbyllur.

Kur isha 5 vjeç, abuzuan seksualisht. Ishte punëtori që ka punuar me babain tim në restorantin tonë. Kanë qenë disa episode. Vetëm kujtoj se sa i jam lutur zotit për ndihmë”, tregoi ai.

Më të lexuarat