BREAKING NEWS

Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë Shqipërisë, anija cisternë dhe shoqëruesi i saj misterioz po i drejtohen...

Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë
x
BREAKING NEWS

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na
x
BREAKING NEWS

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e
x
BREAKING NEWS

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali
x

Aktualitet

Administratori holandez i incineratorit të Tiranës hedh poshtë akuzat e ngritura: Kryemadhi s’ka fakte, SPAK nuk ka ardhur në zyrën time

Administratori holandez i incineratorit të Tiranës hedh poshtë

Ky është Daniel Vermeulen. Një shtetas holandez që prej më shumë se 3 muajsh drejton shoqërinë koncesionare Integrated Energy B.V. SPV Energy e cila vijon të marrë pagesa nga buxheti I shtetit për koncesionin e incineratorit të Tiranës. Ardhja e tij në detyrën e administratorit të kompanisë përkon me kohën kur sapo përfundoi Komisioni Hetimor dhe SPAK lëshoi një sërë urdhër arrestesh për disa punonjës dhe zyrtarë, mes të cilëve edhe ish-administratoren Ariola Kodra.

Pranon të na japë një intervistë ndonëse jashtë kamerës thotë se për shkak të kohës së shkurtër në drejtimin e kompanisë nuk është i përgatitur sa duhet dhe në dijeni të gjithë situatës. E megjithatë, përgjigjia për akuzat e  bëra publike nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për 24 kompani që në bashkëpunim me incineratorin e Tiranës kanë prerë fatura fiktive është shumë e shkurtër.

"Mirë, kam dëgjuar për herë të parë akuzat që u bënë nga znj.Kryemadhi, dhe jam i surprizuar për to, nuk jam familjar me to në fakt, mendoj se ska fakte pas tyre. Jam i surprizuar prej tyre. Për kompanitë nuk kam informacion, duhet të pyesni znj.Kryemadhi meqenëse është ajo që i përmendi."

Në këtë linjë ishte edhe reagimi i kompanisë, e cila mohoi që të kishte shkëmbim tregtar me kompanitë e përmendura nga zonja Kryemadhi.

Zotin Vermeulen e pyesim nëse ka dijeni për dy të moshuarit Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çani, të cilët figurojnë me kompani 30 milionë euro sipas një skeme të lidhur me inceneratorin e Tiranës?

"Po flisni për ata dy të moshuarit? Po, e kuptoj. Nuk kam dëgjuar asnjëherë për ta dhe nuk kanë në fakt asnjë lidhje me kompaninë tonë."

Na thotë se nga drejtësia nuk i janë kërkuar shpjegime dhe se që prej marrjes së detyrës në zyrë nuk i ka shkuar asnjë prokuror i SPAK

"Di që kanë ardhur zyrtarë të SPAK këtu përpara se unë të merrja detyrën e administratorit, tani jo, nuk ka patur vizita nga ta."

Por si i përgjigjet ai akuzave se inceneratori i Tiranës nuk ekziston pavarësisht se kompania Integrated Energy B.V. SPV Energy vijon të marrë pagesa nga buxheti I shtetit në një shumë që I ka kaluar të 35 milionë dollarët?

"Dëgjo, menaxhimi i trajtimit të mbetjeve në Tiranë është shumë komplekse. Nuk ka të bëjë vetëm me incenerimin e tyre, ne kemi shumë projekte në fakt, jo vetëm kjo. Prandaj edhe ato projekte janë të skeduluara dhe do të kryhen sipas afateve në kontrata. Pagesat që marrim nga shteti përdoren për shërbimet, pra për menaxhimin e impiantit. Kurse për projektet jo, për to ka dhe duhet të ketë fond nga privati."

Sipas Kontrollit të lartë të Shtetit Ministria e Financave dha dakordësinë e saj për këtë projekt edhe pse nuk kishte një studim fizibiliteti dhe në kohën kur është miratuar kontrata, qeveria nuk i kishte paratë. Përveç faktit se Ministria e Mjedisit dha miratimin për këtë projekt pa u marrë një vendim nga këshilli bashkia por vetëm me një konfirmim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përtej debatit publik në impiantin e Sharrës puna vijon normalisht, ku me dhjetëra mjete të tonazhit të rëndë të cilat hyjnë dhe dalin çdo minutë për të sjellë mbetje dhe inerte.

 

Më të lexuarat