BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Adoleshenti vrau vëllanë e vrasësit të babait të tij, kryetari i pajtimit të gjaqeve në Lezhë: Nuk e prisnim, çfarë më tha viktima para ngjarjes 13 vite më parë

Adoleshenti vrau vëllanë e vrasësit të babait të tij,

Kryetari i misionit të pajtimit të gjaqeve në Lezhë, Pjetër Gjoka ka folur ditën e sotme në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Lezhën, ku një adoleshent 17-vjeçarar, i identifikuar si Florian Pervathi vrau 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllanë e vrasësit të babit të tij. 

Kjo ngjarje ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje fenomenin e gjakmarrjes jo vetëm midis dy fiseve por edhe në media gjithashtu.

Gjoka thotë se dy familjet nuk ishin pajtuar, por mes tyre nuk kishte pasur përplasje gjatë kohëve të fundit, ndaj edhe ngjarja e sotme i ka habitur të gjithë.

Ai tregoi edhe një episod kur viktima Lek Lekëgjonaj i kishte shkuar në shtëpi pak ditë pasi i vëllai, Ndue Lekgjonaj, kreu krimin. Gjoka shprehet se “negociatat” mes dy familjeve janë penguar për shkak se djali i viktimës në vitin 2009 ishte në moshë të mitur dhe e shoqja u vetëflijua duke pirë helm.

Më pas shton ai mes palëve nuk kishte pasur probleme që të jepte sinjalizime për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot.

"Disa mediat thonë që ka qenë pajtua. Nuk është e vërtetë. Ne kemi hyrë me ato mundësi që kemi pasur pastaj ne e pamë që nuk mund të komunikonim gjatë. Fëmijët ishin të vegjël. Bashkëshortja e viktimës në 2009 u vetëvra. Nuk kishin se si dhe me kë të komunikonim. Por sa kemi mundur me njerëzit e afërt të kësaj familje jemi përpjekur të ulim gjakrat dhe nuk e kemi pritur pasi edhe gjatë kësaj periudhe mes dy familjeve nuk ka pasur gërricje. Katër pesë ditë pasi ndodhi ngjarja viktima më ka ardhur në shtëpi. Më ka thënë si do bëj unë. I kam thënë duhet të bësh kujdes sepse ai që ka vrarë është vëllai jot. Ai më thoshte unë nuk kam faj. Por nuk funksionojnë kështu gjërat. Kur kërkoi të dilte nga shtëpia ime i thashë jo. Kush të solli këtu, më solli një makinë. E ka marrë atë shokun dhe erdhi me makinë e mori. E kam takuar para dy muajsh. Nuk kishin ndonjë shqetësim. Autori i vrasjes ka mbaruar dënimin. Edhe duke qenë njerëz të përgjegjshëm të viktimës para 9 viteve kur nuk ke me kë të merresh vesh se ata ishin kalamaj fare, të mitur. Nuk kishte kush ta merrte përsipër. Qoftë edhe kushërinjtë e viktimës. Por deri në këtë moment që ndodhi askush nuk e ka pritur se mund të ndodhë kjo. Edhe tani është çudi e madhe. Si ka mundësi që një adoleshent të ruajë me kaq mllef dhe të veprojë për gjakmarrje në ditët e sotme. Gjakmarrja është fenomen i vjetëruar. Por edhe tek të rinjtë nuk duhet nënvleftësuar", tha Gjoka.