
“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

Kush e vrau Brilant Martinajn? Artan Hoxha zbardh detaje tronditëse nga atentati në Fushë- Krujë: E njëjta skuadër i bëri atentatin edhe...

Afera me inceneratorët, lihen në burg Arben Dervishaj dhe 4 të arrestuarit, 6 të tjerë ende në kërkim, avokatët rrëzojnë akuzat e SPAK

Shkruar nga Sidorela BRAÇJAA 19 Nëntor 2022

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka konfirmuar dje masën arrest me burg për 5 të arrestuarit për aferën e inceneratorit të Fierit. Arben Dervishaj, Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi janë lënë në burg ndërsa mësohet të kenë pohuar se ndoqën procedurat ligjore. Të gjithë të akuzuarit kanë pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me mashtrimin, teksa kërkuan masë më të butë me arsyetimin se nuk mund të prishin provat dhe nuk do të arratisen. Sipas tyre, kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore standarde, duke respektuar ligjin. Vijojnë të jenë në kërkim edhe pesë persona të tjerë të dyshuar për çështjen e inceneratorit të Fierit. Ndërkohë, avokati i zv. Presidentit të FSHF-së Arben Dervishaj, Sokol Hazizaj u shpreh se klienti i tij tha vetëm të vërtetën përpara trupit gjykues dhe se në të gjitha situatat kanë qenë në përputhje të plotë me kontratat që ai ka lidhur. I pyetur nëse ka një lidhje me fluturimet charter me Klodian Zoton, Hazizaj tha se këto janë thjesht fjalë e se ai nuk merret me to.“Unë mendoj që ne të gjithë së bashku të marrim një nisme ligjore. Një ndryshim në kodin e procedurës penale ku masë shtrënguese për çdo ndryshim të jetë vetëm burgu, burgu, burgu. Kur të jeni gati më thoni. Po ju them dhe njëherë, organi procedural i hetimit, s’ka kryer asnjë akt inspektimi për ato që fliten. Klienti im tha të vërtetën para gjykatës që të gjitha situatat janë në përputhje me kontratën të cilën ai ka lidhur. Inceneratori i Fierit është atje, shikojeni, filmoni dhe bëni një metodë krahasuese si ka qenë dhe si është. Ai është këtu, s’ehte thirrur kurrë më parë ka qenë në rregull”, tha ai.
Flet avokati i Juri Ymerajt: Është jashtë shtetit për çështje shëndetësore
Avokati i Juri Ymeraj, Loren Liço i shpallur në kërkim i cili u shpreh se kishte shkuar të merrte informacion mbi këtë çështje. Avokati u shpreh para mediave se Ymeraj ndodhet jashtë shtetit për shkak të një problemi me shëndetin të familjes së tij. Më tej, avokati nënvizon se sipas tij, klienti është i përfshirë në skemën me ish ministrin Lefter Koka. “Kemi ardhur për të marrë informacion për një prej personave në kërkim për inceneratorin e Fierit, Juri Ymeraj. Ai ka vënë në dijeni gjykatën për udhëtimin e tij jashtë shtetit për disa probleme familjare. Bëhet fjalë për një skemë të përfshirë me zotin Koka. Arsyet për ne janë të paqëndrueshëm. Kontaktet dhe mundësitë e tij me të kush mundet ta implikojë atë ka qenë e pamundur. Kjo gjë mund të vërtetohet thjeshtësisht. Fakti që kanë kërkuar një masë për të na ka habitur. Ai ka qenë administrator i njërit prej 500 shoqërive, me kontrata dhe transferta parash të rregullta. Punimet që ka bërë ai kanë qenë me vlera të papërfillshme. Kompania e Ymeraj ka pasur aktivitet me shume kompani të tjera kjo është një prej tyre. S’mund të prezumojmë që meqë kjo kompani ka një kontakt me inceneratorët ka marrëdhënie juridike. Kjo është një kompani e rregullt sipas ligjit, është krijuar rreth 2015. Gjatë largimit është njoftuar organi kompetent për probleme shëndetësore. Më duhet të jem diskret ndaj arsyeve shëndetësore se bëhet fjalë për fëmijët e tij të mitur”, tha Loren Liço.
Më të lexuarat


Ekzekutimi i Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, arrestohet në Kosovë bashkëpunëtori në krim, i dha makinën vrasësit

Vrasja e kushëririt të Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Makina e djegur nuk ishte e autorëve, u bë për të çorientuar policinë

Vrasja e rapsodit Kol Murrani dhe Preng Simonit në prill 2020 pasi zbuluan parcelat me kanabis, Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aleksandër Përdodën

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dëshmitë e reja ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes: Aktivisti i PS u ndalua nga 2 persona të armatosur

“Mos gënje”! Të ftuarit përplasen në studio për Portin e Durrësit: Projekt pasurimi nëpërmjet ndërtimit

Ku dhe pse ndryshojmë nga Kosova? Kreshnik Spahiu zbulon arsyet: Jemi shumë larg rregullave

Pa rrip sigurimi dhe me celular në dorë, pezullohet nga detyra efektivi i policisë që shpëtoi shoferin nga gjoba

Situata politike në vend/ Gazetari rendit arsyet: Ja pse jemi zhytur në korrupsion

Shpëtohen nga FNSH pesë të rinjtë, ishin bllokuar në dëborë në Malësinë e Madhe

"Duhet ndryshim sistemi", ekspertja e ekonomisë s’i kursen ironitë: Rama i pari që korrupton (Video)
