
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Afera e sterilizimit/ Analisti i njohur ngre dyshime të forta:Si ka mundësi që prokuroria heton katër vjet dhe pas katër vjetësh, thotë gjëra që diheshin që në fillim

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Nëntor 2023

Analisti Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua për hetimet e SPAK për aferën e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Sejamini tha se koncesionin 100 milionë euro e mori një person krejt i panjohur në fushën ku operonte, ndërkohë që e gjithë administrata u shërben interesave dhe urdhërave të politikës.
Sejamini ngriti pikëpyetje për hetimet e stërgjatura të SPAK, duke thënë se ato u zvarritën edhe për ish ministrin Beqaj.
"Si ka mundësi që prokuroria heton katër vjet dhe pas katër vjetësh, thotë gjëra që diheshin që në fillim? E ka zvarritur. Si ka mundësi prokuroria vajti herën e parë në gjykatë dhe nuk kishte përfshirë zotin Beqaj, kur të dhënat që dalin sot tregojnë se ka qenë i përfshirë? Si ka mundësi, që një njeri nga rruga, që nuk është fare i kësaj fushe, nuk ka asnjë lloj ekspertize, nuk ka asgjë, me 1500 euro, vjen dhe merr koncesion 100 milionë euro? Këtë nuk na e ka shpjeguar ne prokuroria.
Prokuroria edhe në këtë rast, merret me dëme të vogla dhe gjëra anësore, por nuk po zbërthen thelbin.
Dua të theksoj një temë që e theksoj vazhdimisht. Është një shembull që tregon se administrata jonë publike, punonjësit civilë, të cilët nuk janë punonjës partiakë dhe kanë për detyrë të zbatojnë ligjin, janë kthyer në shërbëtor të politikës, jep urdhër shefi me telefon dhe ata bëjnë letrat. Administrata publike në vend të zbatojë ligjin bën letrat. Kemi juristë, ekonomistë, ekspertë, financierë, ekspertë shëndetësie, të cilët bëjën letrat me urdhër të ministrit. Administrata publike ka një rol të rëndësishëm, të zbatojë ligjin dhe që politikbërja të jetë në shinat e ligjit dhe efikase.
Si ka mundësi, që me qindra, mijëra, punonjës publikë marrin urdhër të bëjnë letrat, bëjnë letrat dhe askush nuk ankohet dhe nuk ngre shqetësime? Ky është nje problem që nuk e themi, administrata jonë publike është e shkatërruar, shërbëtore e madhe e politikës.
E dyta, është rasti i dytë kur vjen një privat nga hiçi, me një propozim, i jep letrat qeverisë. Një person pa ekspertizë, njësoj si inceneratorët, i lind një ide, takon një ministër apo qeveritar, i thotë idenë e vetë dhe pas pak muajsh ky person merr monopol në një fushë të caktuar. Kjo është një qasje që po e ndeshim shpeshherë.
Tjetra, standarti i drejtësisë. Kemi fragmentim, copëtim, zvarritje. Kaq e vështirë është që të gjithë këto hetime të ishin kryer për 2-3 vjet? Kaq e vështirë është të kishte një akuzë përmbledhëse?", tha Sejamini.
Më të lexuarat


Megaoperacioni "Tempulli", Balla bën bilancin: Qindra të arrestuar dhe proceduar

Vrasja e Liridonës, nesër në gjykatë Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë

Pjesë e grupit të bandës ku u arrestua Breçani, kapet në Spanjë një tjetër person (EMRI)

“Rilindja, aleanca e qelbësirave të Kombit”, Berisha nga Kuvendi Kombëtar: Kjo ishte dekada e hakmarrjes së Edi Ramës, armikut të shqiptarëve, fill pas...

GJKKO i la në burg, biznesmeni Gjoka e zyrtarë të policisë kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë

Mbushi çantën me euro dhe u nis drejt Shqipërisë, ‘kapet mat’ 46 vjeçari në Kakavijë

“Jam tronditur”, vrasja e Liridonës, reagon Fevziu: Naimi ishte i kulturuar, tentova t’i gjej numrin për …

Momenti kur “GLE”-ja e Kozak-ut shkrumbohet nga flakët (Video)

Vrasja e Liridona Murselit, reagon kreu i OSBE-së në Prishtinë: Thirrje zgjimi për të gjithë ne

Bie në pranga 23-vjeçari në Burrel, shpallet në kërkim vëllai i tij, ja akuzat që rëndojnë mbi ta
